Futboll

Reali interesohet për talentin e Lazios

Real Madridi është duke e monitoruar Sergej Milinkovic-Savicin.
Sipas asaj që raporton Marca, Real Madridi është duke bërë gati një ofertë për mesfushorin e Lazios, Sergej Milinkovic-Savic, për të cilin interesohen edhe klube nga Premierliga, transmeton Gazeta Express.

Sipas Marcas, Milinkovic-Savic është lojtari që i duhet më së shumti Madridit, ai është i fortë fizikisht dhe mund ta lidhë mesfushën me sulmin.

Milinkovic-Savic, i cili mbush 23 vjet javën e ardhshme, u ble në vitin 2015 për 18 milionë euro nga KRC Genk.

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito, ka thënë në të kaluarën se ka refuzuar ofertë 100 milionë euro për Milinkovic-Savic.

22 vjeçari e ka gjetur rrjetën nëntë herë dhe ka dhuruar gjashtë asiste ne 32 paraqitje këtë sezon me Lazion, që bën gara në Europa League, është në gjysmëfinale të Kupës së Italisë dhe e treta në tabelën e Serie A. /Gazeta Express/

 

Related posts

Manchester United “hap thesin”, Mourinho zbulon pesë prioritetet e merkatos

Sadik.Autor

E KRYER/ Igli Tare “rrëmben” Vedat Muriqin, ja detajet e transferimit

Delo.autor

TRAJNERI 32-VJEÇAR ÇUDIT BOTËN/ Tekniku Matadeen: Pi çdo ditë urinën time të ndenjur për t’u bërë më…

Delo.autor

Leave a Comment