Futboll La Liga Sport

SPECIALE/ Ronaldo apo Messi: Botërori “Rusi 2018” kompeticioni ku ndahen fatet e një epoke

Më shumë se një dekadë në futbollin Europian ka filluar një garë e “etshme” e cila ende nuk dihet se kur do të mbarojë. Ronaldo dhe Messi falë aftësive spekakolare kanë “asgjesuar” futbollistët e tjerë duke e ndarë trofeun personal më prestigjoz “Topi i Artë” së bashku.

Dy lojtarë të cilët kanë mrekulluar tifozët me atë çka kanë dhuruar në fushën e blertë falë golave fantastik, trofet e fituar kanë treguar se disponojnë aftësitë për të qenë më të mirët e historisë.

Messi me gjenialitetin e tij por edhe me rekordet e vendosura në futbollin botërorë i mungon një trofe i madh me kombëtaren dhe kupa e botës do ta lartësonte pamasë “pleshtin” e Barcelonës. Aftësitë e tij janë mahnitëse, fantazinë e shfrenuar si dhe gjakftohtësia e bëjnë argjentinasin të mrekullueshëm.

Ndërkoh Ronaldo përtej suksesit madhor me Realin e Madridit, fitimi i Europianit me Portugalinë e ka kthyer luzitanin fuqishëm rival me Messin. Botërori që do të starojë vetëm pas 6 ditësh në Rusi mund të jëtë përcaktues.

Argjentina është një nga favoritët më të mëdhej për të ngritur lart trofeun. E megjithatë edhe Portugalia ka në organikën e saj elementë të cilët kanë bërë mirë dhe mund të dhurojnë një surprizë të bukur.

Ndaj gjasat që epoka mes Ronaldos dhe Messit mund të përfundoi me këtë Botëror pasi në rast se Messi apo Ronaldo do të mbretëronin në këtë kompeticion atëhërë do të fitonin edhe garën mes më të mirët.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

“Nuk jam budalla, kam kontratë”/ Panuçi presion Dukës për pasojat e largimit

Isa.Autor

Katër supersfida në Serie A/ Ja skuadrat që zbresin në fushën e blertë mbrëmjen e sotme

Isa.Autor

“FLET PA DORASHKA”/ BUFFON e zbulon: Ky SUPER LOJTAR do ta fitojë “Topin e Artë”

Isa.Autor

Leave a Comment