Futboll

Roma-Benevento, miqtë kanë humbur 11 transfertat e këtij kampionati

Roma do të presë Benevento-n e vendit të fundit në javën e 24-t të kampionatit italian të futbollit. Verdhekuqtë kanë qenë me fat që kanë arritur të largohen me pikët e plota nga fusha e Verona-s fundjavën e kaluar. Ajo ka qenë fitorja e tyre e vetme në shtatë ndeshjet e fundit të kampionatit (1 fitore, 3 barazime, 3 humbje). Një ecuri kjo që i ka bërë ata të zbresin në vendin e pestë të renditjes.

Pavarësisht nga kjo ata duhet ta konsiderojnë veten me fat që zona Champions League është vetëm një pikë larg. Sot duhet të fitojë fitorja e dytë radhazi për ekipin e Di Frandcesco-s, duke parë se përballë do të jetë Benevento, një ekip që ka marrë vetëm dy fitore dhe shtatë pikë deri tani në kampionat. Gjithashtu, ata janë 13 pikë larg mbijetesës. Shpresa e miqve për të marrë të paktën një pikë në këtë ndeshje bazohet te vështirësitë e vendasve për të gjetur rrugën e golit.

Në fakt, Roma ka shënuar vetëm gjashtë gola në nëntë ndeshjet e fundit të kampionatit. Benevento, nga ana tjetër, nuk ka shënuar asnjë gol në tri ndeshjet e fundit, duke pësuar tetë gola. Jo vetëm kaq, miqtë kanë humbur të 11 ndeshjet e këtij kampionati që kanë luajtur në transfertë.

 

Related posts

Tevez pranë largimit nga Kina, dëshiron të transferohet tek kjo skuadër

Q.Autor

Ja kush është çelësi i Gjermanisë për të fituar Kupën e Botës

Sadik.Autor

“SHUMË KLUBE MË DONIN”/ Ishte një nga më të kërkuarit në merkato, Szobozolai zbulon arsyen pse zgjodhi Leipzig

Delo.autor

Leave a Comment