Futboll Seria A Sport

TRIUMFOJNË ME PËRMBYSJE/ “Fenomeni” Kean fundos Milanin

Juventus ka vuajtur, por në fund ka arritur të marrë një fitore 2-1 kundër Milan-it që ka shijen e titullit.

Bardhezinjtë, në fakt, kryesojnë kampionatin me 84 pikë, 21 më shumë se Napoli që mban vendin e dytë, dhe nëse skuadra e Ancelotti-t do të humbasë nesër kundër Genoa-s, “Zonja” do të festonte titullin e tetë radhëzi shtatë javë para fundit të kampionatit.

Ka qenë i përhershmi Piatek që ka zhbllokuar ndeshjen për miqtë në minutën e 39-të, duke shënuar golin e tij të 10-të për Mila-in në 13 ndeshje. Asnjë lojtar i kuqezinjve nuk ka shënuar më shumë se ai në këtë sezon.

Gjithsesi, festa e milanezëve ka zgjatur deri në minutën e 60-të, kur Musacchio ka bërë një ndërhyrje të parregullt kundër Dybala në zonën e rreptësisë, me argjentinasin që nuk ka falur Reina-n. Gjashtë minuta para fundit ka ardhur edhe goli i dytë i vendasve me fenomenin Kean.

Milan rrezikon seriozisht vendin e katërt tani, duke parë se Atalanta, që mban vendin e pestë, është vetëm një pikë larg tyre në renditje dhe me një ndeshje për të luajtur (kundër Inter-it), por nuk duhet harruar as Lazio, që është pesë pikë larg Milan-it, por ka dy ndeshje më pak.

 

Related posts

MESSI I NJËJTË/ Krizë “bomberash” në La Liga: Ku janë Benzema, Costa dhe Griezmann?

Isa.Autor

Pritshmëritë e mëdha për ndeshjen ndaj Fiorentinas, Gattuso: Nuk jam magjistar!

Q.Autor

Kroacia në finale, mesfushori i qendron “besnik” Interit

Isa.Autor

Leave a Comment