Futboll La Liga

Ronaldo reagon ndaj tifozëve, del në mbrojtje të Benzema

Cristiano Ronaldo ka treguar pakënaqësinë e tij për tifozët e Real Madrid në momentin që këta të fundit kanë vërshëllyer Karim Benzema pas një rasti të humbur në fund të ndeshjes që u fitua 5-2 ndaj Real Socidedad. Në kohën shtesë, Benzema shpërdoroi një mundësi të artë, i vetëm përballë portierit kundërshtar, pak metra larg portës dhe kjo ngjalli mërzitjen e tifozëve të Real, që po dalin vazhdimisht kundër francezit. Gjithsesi, Ronaldo, i cili realizoi një tre golësh, doli menjëherë në mbrojtje të qendërsulmuesit, duke kundërshtar sjellën e fansave në “Bernabeu”.

Ronaldo u pa duke tundur kokën dhe i bëri me gisht tifozëve shenjën “jo”. Më pas i duartrokiti ata në mënyrë sarkastike. Pjesa më e zhurmshme e tifozëve të Real, që është e vendosur pas portës në jug, protestuan vazhdimisht gjatë ndeshjes për pozicionin e skuadrës në klasifikimin, që në momentin që ekipi doli në nxehje. Gjithsesi, Lucas Vazquez shënoi golin e parë pas vetëm 50 sekondash lojë duke e zbutur disi atmosferën. Kjo nuk i shmangu vërshëllimat ndaj Benzema në fund të ndeshjes. Francezi ka luajtur 25 ndeshje zyrtare në këtë sezon me “Los Blancos”, duke shënuar vetëm 6 gola.

Related posts

ARBITRI MË I MIRË/ Mjeshtri i VAR-it: JA kush do të vendos drejtësi në JUVE-INTER

Isa.Autor

MOMENTE FRIKE/ Igli Tare sulmohet egërsisht nga një ‘pitbull’, i ngordh një nga qentë e tij (FOTO)

Delo.autor

LA LIGA/ Reali nuk njeh kundërshtarë, Loss Blancos përmbysin Sevillan. Benzema bën sërish mrekullinë

F.autor

Leave a Comment