Futboll

Rrëfehet Kane: Në jetë askush nuk ta zgjat dorën, doja t’i tregoja familjes se mundi i tyre nuk shkoi dëm

Harry Kane padiskutim sot është ‘ylli’ më i madh i ‘Premier League’ pasi anglezi nuk po i kursen aspak kundërshtarët, duke iu mbushur portat me gola thuajse në çdo sfidë.

24-vjeçari që shumë ngjan me një ‘makineri bombarduese’ është vënë nën shënjestër e klubeve më të mëdha të botës, por për të arritur deri këtu Kane ka kaluar shumë peripeci, aq sa në një moment ka menduar edhe tërheqjen nga futbolli.

“Dështimi konsiderohet si një gjë qesharake, por vetëm kur je i vogël. Më kujtohet si tani momenti kur unë isha duke ecur me babain tim në lagje në moshën 8 vjeçare dhe ai më tha që Arsenali më ka larguar nga akademia.

Sigurisht që nuk mund të kuptoja ende asgjë, pasi isha i vogël, por babai u mundua që të ma thoshte sa më lehtë këtë gjë. Pas një kalvari të gjatë përfundova te Tottenham, por vuajtjet nuk kishin fund. Ekipi i ‘spursave’ më dërgoi në huazime të ndryshme, në disa klube të Kategorive më të ulëta në Angli, ndërsa kulmi i huazimit ishte te Leicester në ‘Championship’.

Megjithatë unë sërish isha një futbollist stoli dhe në atë moment mendova: Unë nuk po arrij të jem titullar në një ekip që luan në ‘Championship’, çfarë kërkoj nga Tottenham? Aty u vura në dyshim për të lënë futbollin, por sërish vazhdova rrugën time. Në jetë askush nuk të zgjat dorën, por ti duhet ta rrëmbesh atë.

Kur erdhi Pochetino në ekipin e Tottenham dhe unë gjendesha në atë klub, trajneri më tha se unë do të largohesha sërish në huazim. Në atë moment i thashë Pochetino-s se nuk e dëshiroja një gjë të tillë dhe nëse dëshironte të më largonte, mjaftonte që të thoshte përpara çdo ndeshje që unë nuk vlej dhe nuk kisha shans të isha pjesë e ndeshjes.

Pochetino e pranoi këtë ofertë dhe isha rritur gjithmonë me mendimin për t’i treguar Arsenal-it se gaboi me zgjedhjen në fillimet e mia, por për t’i treguar edhe familjes se e gjitha ajo mbështetje kundrejt meje nuk shkoi dëm. Në ndeshjen e parë kundër Arsenal-it realizova një ‘dopietë’, teksa goli im i dytë në minutat e fundit i dhuroi fitoren 2-1 ekipit tim kundër Arsenalit. Ai është momenti që nuk kam për të harruar asnjëherë”, është shprehur Harry Kane.

 

Related posts

SFIDA NDAJ LAÇIT/ Shehi kërkon maksimumin, Tirana ndaj “Kurbinasve” me më të mirët

Delo.autor

LIVERPOOL-TOTTENHAM/ Skuadra e Mourinho-s ndëshkohet nga një trajektore perfekte e Salah (VIDEO)

Delo.autor

Sulmuesi i madh ka refuzuar Real Madridin në Janar

Sadik.Autor

Leave a Comment