Futboll La Liga

Rrumbullakosi 300 ndeshje, ja pse Leo Messi është heroi i madh i “Camp Nou”

Si zakonisht, Leo Messi është protagonist para dhe pas lojrave. Këtë herë, lojtari më i mirë në botë bëhet i rëndësishëm në vrojtimin e barazimit Barcelona-Getafe 0-0, pasi kjo ishte ndeshja e tij e 300-të zyrtare me fanellën e Barçës në “Camp Nou”. Dhe nëse shifra tashmë flet vetë dhe zbulon peshën specifike, që ylli argjentinas ka në ekipin katalanas, jo më pak spektakolare është përqindja e fitoreve që ai kishte grumbulluar përgjatë 299 lojrave që kishte luajtur para barazimit të fundit me Getafen: 82.2% . Por, ka edhe më shumë. Ai ka shënuar 309 gola të dendur, në një mesatare prej 1.03 golash për ndeshje në shtëpi. Edhe më shumë: nga 299 lojëra të luajtura para së dielës së djeshme, në 266 prej tyre ka qenë një startues (88%).

Mund të jetë e sigurtë, pa dyshim, që Leo Messi është heroi i madh i “Camp Nou”. Shifrat që ka grumbulluar e ngrenë atë në kategorinë e idhullit total. Argjentinasi i ka arritur të gjitha të dhënat e vendosura nga paraardhësit te Barcelona dhe po i tejkalon ato në mënyrë të tillë, sa vështirë të ketë një lojtar tjetër, që mund t’i përmirësojë ato. Arritjet e “Rosarino” janë kaq kolosale, sa kur të “varë çizmet në gozhdë”, numrat e tij nuk mund të bien kurrë në harresë.  Në këto 299 ndeshje, pa llogaritur atë të djeshmen, e barazuar 0-0 me Getafen në “Camp Nou”; përveç golave, fitoreve dhe startimeve, del në pah një skuadër prej 48 lojërash radhazi, në të cilat Messi nuk e njihte humbjen. “10” midis 14 shtatorit 2010 dhe 10 prillit 2012, kur fitoi 42 ndeshje dhe barazoi 6 të tilla, përveç shënimit të 66 golave.

Periudha të tjera u nënshkruan në mes të marsit 2015 dhe 2016 (29 duele pa rënë në gjunjë), apo midis shkurtit 2007 dhe majit 2008 (28 ndeshje). Nga garat, natyrisht, Messi akumulon më shumë ndeshje në La Liga (ka luajtur pikërisht 200 të tilla, kundër Deportivo Alaves, më 28 janar). Në Ligën e Kampioneve regjistron 56 ndeshje, Në Kupën e Mbretit 34 ndeshje, në Superkupën e Spanjës 9 ndeshje. Dhe sa u përket golave: 212 gola në La Liga, 55 gola në Champions, 31 gola në Kupën e Mbretit dhe 11 gola në Supekupën e Spanjës. “Viktima”, e cila ka pësuar më shumë gola nga ylli argjentinas, në shumë raste ka qenë Sevilla (19 gola), e ndjekur nga Espanyol (18 gola), Athletic, Osasuna dhe Valencia (16 gola). Vizitori i djeshëm në “Cam Nou”, Getafe, kishte pësuar 11 gola nga Messi. Nga ana e tij, Real Madridi ka pësuar 10 gola, ashtu si Levante dhe Real Sociedad. Goli i tij i parë u shënua kundër Albacete.

Është fakt interesant se Messi kurrë nuk kishte dështuar në “ndeshjet e rrumbullakëta”, që ai ka luajtur në “Camp Nou”. Ai fitoi të parën (kundër Osasunës, 3-0), të 50-tën (kundër Levante, 5-1, shënoi një gol), të 100-tën (kundër Deportivo, 3-0), të 150-tën (kundër Bayer Leverkusen, në Champions , 7-1, realizoi një repoker), të 200-tën (kundër Betis, 3-1, realizoi dopietë) dhe të 250-tën (kundër Arsenalit, në Champions, një gol). Dështoi në ndeshjen e tij të 300-të në “Camp Nou”, pikërisht dje, ndaj Getafes, ku barazoi dhe nuk shënoi dot gol.

Related posts

E konfirmon Mourinho: Manchester United e ka mbyllur merkaton e janarit!

Q.Autor

LIVE/ Kamza-Tirana: Zgjat vetëm 6 minuta avantazhi i bardhebluve, Fukui barazon shifrat (VIDEO)

Isa.Autor

Lamtumirë Manchester United! Zbulohet ekipi i ri i Martial

Sadik.Autor

Leave a Comment