Futboll Kategoria Superiore Sport

ÇËSHTJA E RINOVIMEVE/ Ja kur nisin negociatat e drejtuesve me dy titullarët e padiskutueshëm të Partizanit…

Esin Hakaj dhe Egzon Belica janë pa kontrata aktualisht dhe sa i takon një rinovimi të mundshëm me Partizanin, ende nuk ka pasur bisedime.

“Panorama Sport” ka mësuar se dy mbrojtësit e kuq do të nisin negociatat me klubin pasi të mbarojnë periudhën 10 ditore të pushimeve. Me datë 7 qershor, lojtarët do të rikthehen nga ditët e pushimit dhe do të nisin përgatitjet për “Conference League”, ndërsa disa prej tyre do të kenë takim menjëherë me drejtorin e përgjithshëm, Olsi Ramën dhe trajnerin Ilir Daja për të diskutuar për rinovimet.

Belica dhe Hakaj do të flasin me drejtuesit e klubit, pikërisht me datë 7 qershor që do të nisin negociatat. Dy mbrojtësit e kuq janë pika kyçe të ekipit dhe kanë qenë titullarë të padiskutueshëm. Hakaj është futbollisti më me shumë ndeshje në sezonin që lamë pas, ndërsa “profesori” Belica, është zv.kapiten i ekipit.

Sa u takon kushteve financiare dhe kërkesave të futbollistëve, nuk pritet të jetë shumë problem, pasi si Hakaj, ashtu dhe Belica, janë gati ta gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të “mesmen e artë” me klubin e kuq. Belica luajti 32 ndeshje dhe shënoi një gol, ndërsa Hakaj luajti 35 ndeshje, shënoi një gol dhe asistoi 5 të tjerë.

Related posts

Richarlison: Miqtë e mi ndodhen në burg, ose të vdekur. Edhe unë isha në atë rrugë…

Sadik.Autor

LAJME TË KËQIJA TEK MILAN/ Mbrojtësi Duarte i nënshtrohet operacionit dhe do të mungojë…

Delo.autor

Alassane Plea: Mësoj shumë nga Balotelli? Do të shpenzoja 100 mln eur për të

Sadik.Autor

Leave a Comment