Futboll Premier League

Sa herë që ai shënon dikush i famshëm vdes! Aaron Ramsey sapo ka bërë të mundur “mallkimin” e radhës (FOTO)

Sa herë që mesfushori i Arsenalit shenon gol, dikush i famshem vdes. “Mallkimi” më i fundit është vdekja e këngëtarit amerikan Dennis Edwards.
Trollet në rrjetet sociale nuk kanë munguar dhe në ketë rast:

Ky rast i sjell i shkëputur nuk do të thotë asgjë, por statistikat tregojnë se golat e Ramsey-t janë ‘vrasës’ për njerëzit e famshëm dhe në rrjetet sociale kjo po bën bujë.

Kjo rastësi u zbulua në vitin 2012, pas vdekjes së këngëtares Whitney Houston, e cila u gjet e vetëvrarë më 11 shkurt, vetëm disa orë pasi uellsiani shënoi ndaj Sunderland. Pas kësaj ngjarje dikush zbuloi se në vitin 2011 kishin ndodhur edhe 3 raste të ngjashme: Bin Laden u vra më 2 maj, 24 orë pas një goli të rëndësishëm nga Ramsey në ndeshjen ndaj Manchester United, në tetor ndahet nga jeta Steve Jobs, i cili vdiq tre ditë pas golit të 23-vjeçarit ndaj Tottenham dhe pastaj Gaddafi, i cili u vra një ditë pas një goli në Champions ndaj Marseille, më 19 tetor.

Në muajin shkurt të 2012-ës, pas vdekjes së Houston, dikush duke kontrolluar Wikipedian zbuloi se të 11 golat e shënuar nga uellsiani deri në atë kohë u pasuan nga një ngjarje tragjike.

Karriera e Ramsey është e mbushur me dëmtime të shumta, por kur ai është në fushën e lojës është mjaft i rrezikshëm. 2013 ishte një vit ku ai u aktivizua pak, por më 16 maj, luajti në ndeshjen ndaj Wigan ku bëri një paraqitje të mirë, madje arriti edhe të shënonte, fatkeqësisht këtë herë ‘ishte radha’ e diktatorit argjentinas, Jorge Videla të ndahej nga jetë vetëm një ditë më pas.

Ndërsa dy golat ndaj Cardif u shoqëruan me vdekjen e aktorit Paul Walker, i cili u aksidentua pak pas dopietës së të riut uellsian.

Dhe i madhi Robin Williams, i cili kreu vetëvrasje vetëm 24 orë pasi Ramsey shënoi ndaj Manchester City. Rastësi e frikshme.

Në rrjetet sociale shkruajnë, “Ndalimi i Ramsey-t të shënojë gol është e barabartë me shpëtimin e një jete”.
/AlpeNews.al/

Related posts

James – Ronaldos: “Duhet ta shkarkoni Zidanin”

Q.Autor

LIVE/ Tirana-Kamza: Penallti për Tiranën. Beqiri ndëshkohet me të kuq, Avdyli i pret 11-metërshin Ngos (VIDEO)

Delo.autor

E QUAJTI “QARAMAN” NË TWITTER/ Pique i kthehet gazetarit në 3 të mëngjesit: E ke…

Delo.autor

Leave a Comment