Futboll

Pesë ndeshjet e Superligës, ja përballjet kryesore!

Java e 18-të e Superligës ka rezervuar sfida të bukura dhe mjaft interesante. Një ndër to është përballja mes Laçit dhe Teutës. Ekipi kurbinas u mund në ndeshjen e parë për këtë vit nga Kamza duke bërë një hap fals dhe kjo padyshim ishte një goditje për ekipin e Mezanit. Laçi ka mundësinë për të lënë pas atë humbje të një jave më parë dhe për të vijuar ecurinë pozitive në kampionat. Ndërkohë ekipi i Teutës vjen pas barazimit befasues me Lushnjën, që tashmë mund të thuhet se është kthyer në një “mace të zezë” për ekipin durrsak.

 

Do të jetë dhe kjo një ndeshje “ferri” për Lushnjën, që edhe pse do të luaj në shtëpi, përballë do të ketë një ekip si Luftëtari. Këta të fundit janë shndërruar në “vrasësit” e ekipeve të mëdha të kampionatit për këtë sezon, dhe tashmë kanë të gjithë motivin për të mos u ndalur më në kampionat. Edhe pse ekipi lagunar ndodhet në vend të fundit në renditje, i pa motivuar dhe shumë i drobitur, sërish mund të surprizojë, pasi përballje të tilla nuk kanë nevojë për motivim.

 

Skënderbeu nuk e pati të lehtë humbjen në Gjirokastër në javën e 17-të të Superligës, që përkoi dhe me ndeshjen e parë të këtij viti në kampionatin shqiptar të futbollit. Ekipi korçar humbi përballë Luftëtarit vendas një javë më parë, duke bërë një hap fals në rrugën drejt titullit, edhe pse ndjeksit sërish i mban larg. Por java e 18-të e Superiores i rezervon ekipit të Skënderbeut përballjen me Vllazninë, e cila edhe pse sipas kalendarit do duhej të luhej në Korçë, do të luhet në Shkodër. Të dyja skuadrat vijnë në këtë përballje pasi kanë humbur një javë më parë.

 

Supersfida e kësaj jave në Kategorinë Superiore do të jetë përballja mes Kukësit dhe Flamurtarit. Ekipi verilindor është skuadra më në forëm e momentin pas ndryshimeve në merkato dhe në stafin teknik. Trajneri austriak Peter Pacult ka kaluar me sukses të gjitha provat e deritanishme, një në kampionat, dhe 4 sfidat miqësore në fazën përgatitore. Por tashmë do të luaj për herë të parë, një muaj pasi është bërë trajner i Kukësit, pikërisht në stadiumin e qytetit verilindor. Aty ku ekipi kuksian në gjysmën e parë të sezonit kishte “mallkimin” e pësimit të shumë golave në shtëpi. Ndaj Pacult do duhet të thyej këtë mallkim dhe sfida ku duhet të jap provat është pikërisht ajo kundër Flamurtarit. Ky i fundit nga ana tjetër është në formë të shkëlqyer dhe marrja hap pas hapi e rezultateve pozitive në kampionat dhe afrimi me vetëm 6 pikë ndaj Skënderbeut, e bën dhe më të motivuar për ndeshjen e kësaj jave.

 

Një tjetër ndeshje intersante është sfida mes Partizanit dhe Kamzës. Derby i kreyqytetit do të vërë përballë tyre dy skuadra që kanë pasur ecuri të ndryshme deri tani në kampionat. Te Partizani nuk ka qetësi. Pas largimit të disa senatorëve radhën e ka pasur një tjetër talen, Realdo Fili. E pa qartë duket situata në kampin e kuq dhe aspak e qetë pas humbjes shokuese në Vlorë një javë më parë. Partizani do të luaj këtë ndeshje pa trajernin Starova, i cili u dënua me të kuq pas sjelljeve antisportive ndaj arbitrit në ndeshjen me Flamurtarin.

 

Përballja me Kamzën e shton dhe më tepër problemin, pasi ekipi që një sezon më parë erdhi nga Kategoria e Parë, tashmë ndodhet në pozita komode në kampionat duke siguruar deri diku dhe mbijetesën. Gjithashtu Kamza vjen në këtë ndeshje pas një fitoreje të rëndësishme kundër Laçit, çka e ndihmon të jetë e karikuar ehde për sfidën ndaj Partizanit.

Related posts

U ELEMINUA NGA AJAX/ Ja çfarë thotë Allegri pas ndeshjes

Delo.autor

“EURO 2020″/ “Furia e Kuqe” e papërmbajtshme, Sarabia ndëshkon Sllovakinë (VIDEO)

Delo.autor

GRINTË DHE SPEKTAKËL/ Atalanta barazon rezultatin kundër Napolit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment