Champions League Futboll

Kur milionat dështojnë përballë ‘zemrës dhe historisë’…

Champions League është future në fazën e saj më të nxehtë, pasi sot u hodh shorti i gjysmëfinaleve, ku çiftet Bayern-Real dhe Liverpool-Roma, do të përcaktojnë skuadrat finaliste të edicionit, që ul siparin në Kiev, më 26 Maj.

Kështu bavarezët e Heynckesit do të kenë mundësi të ‘hakmerren’ ndaj Realit, për atë eliminim shumë të kontestuar në çerekfinalet e edicionit të kaluar, kur Bayerni drejtohej nga Ancelotti. Nga ana tjetër, Liverpool dhe Roma ishin dy skuadrat surprizë të gjysmëfinaleve, pasi kundërshtarët e tyre në gjysmëfinale, Manchester City dhe Barcelona ishin dukshëm favoritë në letër.


Gjithsesi, krahas këtyre 4 skuadrave, që kanë mbërritur në fazën vendimtare të Championsit, ky edicion solli edhe shumë zhgënjim te një sërë skuadrash, trajnerësh apo lojtarësh të tjerë.

Kështu Paris Saint Germain ishte skuadra e parë pretendente, që I dha lamtumirën kompeticionit, pasi u eliminua në fazën e 1/8-ave nga kampionët në fuqi, Reali i Madridit. Francezët kanë bërë investime stratosferike, teksa vetëm në verën e kaluar u shpenzuan plot 400 milionë euro për të sjellë në Paris brazilianin Neymar dhe talentin e Monacos, Mbappe, të cilët besohej se do të ndihmonin PSG-në në rrugën drejt triumfit në Europë. Gjithsesi skuadra e Unay Emery zhgënjeu në të dy takimet me Realin, duke humbur 1-3 në Madrid dhe 1-2 në Paris.

Krahas PSG-së, surprizë mjaft e madhe ishte edhe eliminimi i Manchester Unitedit, pikërisht në fazën e 1/8-ave. “Djajtë e kuq” vinin pas triumfit në Europa League, edicionin e kaluar dhe nuk është se shikoheshin si pretendentë të fortë për të triumfuar në Champions, pro eliminimi nga një skuadër modeste si Sevilla, ishte një befasi e vërtetë. Gjithashtu eliminimi i Manchester Unitedit tregoi edhe njëherë se sa larg triumfit në Champions është Jose Mourinho, që nuk triumfon në kompeticionin më të rëndësishëm për klube, që nga Maji i 2010-ës, me Interin. Ndonëse portugezi ka drejtuar skuadra si Reali i Madridit, Chelsea dhe tani Manchester United, që i ka plotësuar ët gjitha dëshirat në merkato, për të provuar rikthimin te triumfi në Champions, do të duhet të presë sezonin e ardhshëm.

Më pas në fazën e çerekfinaleve ishte radha e Barcelonës që të eliminohej në mënyrë sa të befasishme, aq edhe të turpshme për një skuadër si katalanët, që pasi fituan 4-0 në ‘Camp Nou’, u mposhtë 3-0 në ‘Olimpico’ nga Roma, që në Europë duhet pranuar se është një skuadër modeste. Barça nuk triumfon në Champions që nga viti 2015, kur mposhti në finale Juventusin, me rezultatin 3-1 dhe ndryshe nga rivali i përjetshëm, Reali i Madridit që synon trofeun e 3-të radhazi, Messi me shokë nuk për të 3-tin vit nuk arrijnë as në finale të këtij kompeticioni.

Krahas Barcelonës, një tjetër katalan, Pep Guardiola duket se e ka humbur afeksionin që kishte me Champions Leaguen. Pasi ngriti lart trofeun me Barçën, dy herë në 4 sezone, gjatë periudhës 2008-2012, spanjolli dështoi për t’u shpallur kampion Europe për klube, fillimisht te gjermanët e Bayern Munchen dhe për të dytin sezon radhazi me Manchester Cityn. Pas një forme të shkëlqyer në kampionat, ky ‘citizens’ dominojnë nga fillimi dhe kanë treguar një nivel të jashtëzakonshëm loje, pa oshilacione, u duk se ky mund të ishte sezoni i duhur për Guardiolën, që të synonte rikthimin te triumfi në Champions. Edhe investimet e kryera nga drejtuesit e klubit, në dy sezonet e fundit, dëshmonin qartë se prioriteti nuk ishte më thjesht kampionatin anglez, por Liga e më të fortëve. Gjithsesi skuadra e Guardiolës u dorëzua ndaj një Liverpooli spektakolar, që fitoi në të dy takimet, 3-0 në ‘Anfield Road’ dhe 1-2 në ‘Etihad Stadium’, duke befasuar të gjithë futboll-dashësit dhe duke rikthyer me këmbë në tokë yjet e Manchester Cityt.

Ky edicion i Champions Leagues rezultoi një zhgënjim edhe për Juventusin, që ndonëse dominon në kampionatin italian, me Europën duket se e ka humbur afeksionin prej kohësh. Shorti i çerekfinaleve i ofroi bardhezinjve Realin e Madridit, duke u dhënë mundësi të marrin edhe revanshin për finalen e humbur në sezonin e kaluar në Cardiff. Skuadra e Allegrit zhgënjeu totalisht në ndeshjen e parë, ku humbi 0-3, ndërsa në ‘Santiago Bernabeu’ arriti të rikthejë shpresat, që më pas u ‘vranë’ nga një 11-metërsh i akorduar nga arbitri Oliver 30 sekonda nga fundi i lojës, që u shndërrua në gol nga një Cristiano Ronaldo i pandalshëm. Protestat e shfrenuara të kapitenit legjendar të Juves, Gigi Buffon, ndaj arbitrit anglez pas akordimit të 11-metërshit, ishin një dëshmi e qartë e zhgënjimit të këtij të fundit, që duket se do t’i varë dorezat në gozhdë, pa ngritur më parë trofeun më të rëndësishëm për klube.

Gjithsesi, si në çdo lojë, jo vetëm në futboll, dikush duhet të dështojë, për të triumfuar dikush tjetër. Ndaj edhe në këtë rast, ndonëse zhgënjimi është i madh për një sërë skuadrash, trajnerësh dhe futbollistësh që kanë ‘gdhendur’ emrin e tyre në historinë e Championsit, të tjerë emra presin me padurim të shijojnë lavdinë e triumfit në këtë kompeticion. Kështu Roma synon për herë të parë Champions Leaguen dhe këtë herë janë më pranë se kurrë, ngritjes së trofeut.


Nga ana tjetër, Muhamed Salah, i konsideruar si ‘Messi i Egjiptit’, mund të tregojë se e meriton tërësisht këtë krahasim, nëse rikthen Liverpoolin në majë të Europës, pas 13 vitesh. Skuadra e Klopp ka qenë gjithmonë spektakolare në sezonet e fundit, por duket se tashmë ka gjetur edhe cinizmin, teksa trajneri gjerman tani ka një tjetër mundësi të triumfojë në Champions, pas asaj të shpërdoruar përballë Bayernit më 2013-ën.

Edhe Bayerni nuk fiton prej 5 sezonesh, ndaj Heynckes, Ribery e Robben duan të ngrenë edhe njëherë ‘Kupën me veshë të gjata’, para se të dorëzojnë rolin e protagonistit. Pikërisht kjo 3-she ka qenë protagoniste në sezonin 2012-2013, kur bavarezët ngrinin trofeun, pasi mposhtën Borusian e Dortmundit në finale. Fati i Heynckesit është shkruar tashmë, pasi do të zëvendësohet nga Niko Kovaç, duke filluar që nga 1 Korriku, ndërsa ‘Robbery’ edhe nëse qëndrojnë, vështirë se do t’u ofrohet rol i rëndësishëm në skuadër, kjo edhe për shkak të moshës së tyre.


Nga ana tjetër, Reali i Madridit jo më kot cilësohet si klubi i rekordeve, sepse pasi u bë skuadra e parë që fitoi dy herë radhazi Championsin, dëshiron të thellojë akoma më shumë këtë rekord. Edhe ylli i madrilenëve, Cristiano Ronaldo, ndonëse ka thyer thuajse të gjithë rekordet e Ligës së Kampionëve, tani synon të krijojë një hendek të pakalueshëm nga rivalët e tij, për të mbetur pjesë e historisë së gjatë dhe të lavdishme të Championsit.

E përbashkëta e vetme e 4 skuadrave gjysmëfinaliste, është se asnjë prej tyre nuk ka kryer shpenzime të jashtë zakonshme në sezonet e fundit, por kanë punuar për forcimin e grupit dhe shpirtit të skuadrës, që këtë edicion të Championsit triumfoi totalisht ndaj milionave të pakursyera nga klubet e tjera.

Generated by IJG JPEG Library

 

Related posts

SHERRI ME LOJTARIN E RIJEKËS/ Grezda në telashe, ja dënimi i rëndë që rrezikon të marrë shqiptari

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Gerard përgatitet për hapin e madh, projektohet në stolin e klubit të madh të Premier…

Delo.autor

VLEN 1 MILIARD EURO/ Juventus i frikshëm, Sarri ka një armatë “ferri” nën urdhra (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment