Sanchez ka zbuluar se si Messi nuk është përmbajtur nga lotët pas humbjes së penalltisë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj “Bluve te Londrës”.
Lionel Messi e kishte përjetuar rëndë humbjen e penalltisë kundër Chelsea në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, që ndoshta vazhdon ende ta kujtojë, pasi ky dështim praktikisht i kushtoi me eliminim Barcelonës.
Barcelona ishte duke udhëhequr në Camp Nou 2-0 për të përfunduar ndeshja më pas 2-2. Messi e kishte mundësinë të shënojë gol nga pika e bardhë kur ishte rezultati 2-1, por argjentinasi e goditi shtyllën.
Disa vite pas, i transferuari te Manchester Unitedi nga Arsenali, Alexis Sanchez, atë kohë pjesë e Barcelonës, ka treguar se sa rëndë e ka përjetuar këtë huqje pesë herë fituesi i Topit të Artë.
“Futbolli mund të ju japë një jetë luksi, por njerëzit nuk e dinë atë që ndodh prapa skenave. Mund të mos e shohësh familjen tënde, mund të mungosh në ditëlindje të nënës, shumë lojtarë janë të fokusuar dhe humbin ditëlindjet e fëmijëve”, u shpreh Sanchez.
“Ju mund të qani gjatë ndeshjes nëse humbisni një finale. Kjo është pjesë e futbollit. Në dhomat e zhveshjes në Barcelonë, pas ndeshjet me Chelsean, e pash Leo (Messin) duke vajtuar. Njerëzit nuk i shohin këto (vuajtje të lojtarëve)”, ka shtuar më tej Sanchezi.