Champions League Futboll Sport

“KISHA PREMTUAR SE…”/ Piu birrë nga atletet e Tuchel, tekniku gjerman komenton veprimin e mbrojtësit (VIDEO)

Tomas Tuhel ka komentuar një veprim të çuditshëm të mbrojtësit të bluve, Markos Alonso, i cili pas finales piu birrë nga atletja e teknikut gjerman duke i habitur të gjithë.

Tuhel u shpreh se ato atlete i kishte dhuratë nga presidenti i PSG-së, Naser El-Khelaifi dhe i kisha premtuar futbollistëve të PSG-së se do t’i vishja në finale, por nuk i vesha dhe dështuam.

“Kisha harruar që i kisha këto atlete në Paris dhe bëra një premtim se do t’i vishja kur të arrinim në finalen e Ligës së Kampionëve. Atletet ishin një dhuratë nga presidenti i PSG-së.

Unë i premtova stafit tim se do t’i vishja kur të shkonim në finale, por unë nuk i vesha dhe humbëm. Kështu që vendosa t’i vesh sot dhe funksionoi, fituam’’, tha Tuhel për ‘’Bein Sports’’.

Related posts

REKORD ABSOLUT/ Shifrat e Haaland janë të pabesueshme, por norvegjezi befason: Nuk mbaj mend gjë

F.autor

“MBRETËRESHA IME…TË DUA”/ Mesazhi i fundit i Kobi Brajant për gruan dhe vajzat e tij

F.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja “Euro 2020” Francë-Shqipëri. Rezultati 4-1

Delo.autor

Leave a Comment