Futboll Sport

NË GARË ME BARCELONËN/ Juventusi synon në merkato sulmuesin e Arsenalit

Duket sikur Juvja nuk ngopet së afruari sulmues dhe lajmin bombastik pas firmës me Dushan Vlahoviçin e sjell rrjeti “Sky Sport”.

Bardhezinjtë dje kanë hapur një kanal komunikimi me Arsenalin për të provuar së afruari në skuadër edhe Pier-Emerik Obamejangun.

Ideja e “Zonjës së Vjetër” është ajo e një huazimi me të drejtë blerjeje në fund të sezonit, duke parë se në Londër duan ta largojnë me çdo kusht gabonezin.

Për Obamejangun, i cili u kthye me probleme në zemër nga Kupa e Afrikës, pas infektimit me COVID, është në garë edhe Barcelona.

Gjithsesi, katalanasit do të hapnin me qejf krahun, nëse Juvja i garanton se në rast akordi me Obajemangun do t’i lejonte firmën me Alvaro Moratën.

Related posts

Skedina e ditës, ky është parashikimi për dy ndeshjet e Championsit

Q.Autor

JUVE ARRATISET/ Ancelotti: Dështimi na mëson, ndaj Chievo njëlloj si në Champions

Isa.Autor

APELI ZBUT TIRANËN/ Pezullon më shumë se gjysmën e dënimit! Derbi kundër Partizanit me tifozë

F.autor

Leave a Comment