Futboll Seria A

SERIE A Interi në hall, Icardi dhe Perisic në dyshim për Genoan

Luciano Spalletti është në hall. Trajneri i Interit i cili në shenjë shpërblimi ndaj skuadrës për punën që ka bërë gjatë kësaj periudhe ka vendosur të anullojë seancën e dytë stërvitore për ditën e enjte që do të zhvillohej pasdite, rrezikon të mos ketë në dispozicion për transfertën delikate të së shtunës në mbrëmjes dyshen më efikase në sulm Icardi-Perisic. Kapiteni ende nuk e ka marrë veten nga dëmtimi që pësoi disa ditë më parë ndërsa edhe Perisic mori një goditje në sfidën e fundit ndaj Bolognas. Nëse do të grumbullohen për këtë takim gjithçka do të vendoset në seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes, pikërisht këtë të premte. Nëse Icardi e Perisic nuk ja dalin ka shumë gjasa që Rafinha të luajë për herë të parë si titullar me zikaltrit, pikërisht në Marassi ndaj Genoas.

Related posts

SFIDA E KTHIMIT ME TOTTENHAM/ Ja 4 lojtarët holandez që do agjërojnë ditën e ndeshjes

Delo.autor

Duka: Skënderbeun nuk e dënojmë, moment i vështirë për Kombëtaren

Sadik.Autor

PANIK NË KORÇË/ Lojtari i Skënderbeut përfundon pa ndjenja në spital

Isa.Autor

Leave a Comment