Futboll Premier League Sport

“DJAJTË E KUQ” MBUSHIN ARKËN NË VERË/ 200 milionë stërlina nga shitja e dy yjeve…

Sulmuesi Romelu Lukaku dhe mesfushori Paul Pogba do  të largohen nga skuadra e Manchester United këtë verë. Nga shitja e tyre, skuadra e “djajve” pritet të arkëtojë 200 milionë stërlina. Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja britanike “The Mirror”, që shprehet se divorci është i pashmangshëm.

Për Pogba, destinacioni i ardhshëm është Real Madrid, gati të bëjë çmendurinë për të marrë kampionin e botës. Ndërsa Lukaku do të transferohet në Serinë A, me Inter e Juventus në garë për sulmuesin belg.

Të dy lojtarët kanë shprehur dëshirën për t’u larguar, duke qenë se në “Old Trafford” nuk po arrijnë të gjejnë lumturinë e dikurshme. Edhe United nuk ka ndërmend të dalë kundër dëshirës së lojtarëve, nga shitja e të cilëve do të arkëtojë 200 milionë stërlina, që më pas do të investohen sërish në merkato.

Related posts

KRIJON FORMACIONIN E ËNDRRAVE/ Gazetari spanjoll: Ja 11 yjet e Real Madridit për sezonin e ardhshëm

Delo.autor

Barça akord paraprak për Arthur

Q.Autor

Skenari i bujshëm në merkato, shkëmbim yjesh mes Barcelonës dhe Atletico Madrid

Sadik.Autor

Leave a Comment