Futboll La Liga

Sevilla-Atletico/ “Pizjuan” është një fushë e vështirë për miqtë

Atletico Madrid do të shkojë në shtëpinë e Sevilla-s të dielën në mbrëmje për të siguruar fitoren e radhës në kampionat dhe për t’u hakmarrë për eliminimin e pësuar në çerekfinalet e Kupës së Spanjës kundër ekipit të Vincenzo Montella-s.

Skuadra e trajnerit italian ka bërë një paraqitje shumë të mirë në mesjavë kundër Manchester United, ndeshje e vlefshme për 1/8-at e Champions League, por mrekullitë e David de Gea kanë bërë që anglezët të largohen me një barazim 0-0 nga “Sanchez Pizjuan”. Atletico, nga ana tjetër, ka siguruar pa probleme kualifikimin në 1/8-at e Europa League pasi ka eliminuar Copenhagen me rezultatin e përgjithshëm 5-1.

Skuadra e Diego Simeone-s ka edhe mbrojtjen më të mirë të kampionatit me vetëm 9 gola të pësuar deri tani. Për më tepër, madrilenët kanë pësuar vetëm një gol në tetë ndeshjet e fundit të La Liga-s që kanë luajtur në transfertë.

Gjithsesi, viztat në Andaluzi nuk kanë qenë shumë pozitive për Atletico-n, që ka arritur të fitojë vetëm 4 nga 23 ndeshjet e luajtura në stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan”. Atletico ka fituar 2-0 ndeshjen e luajtur në fazën e parë të këtij kampionati.

 

Related posts

SKANDAL NË RROGOZHINË/ Stjuardët nuk mjaftojnë, tifozët e Egnatias godasin gjyqtarin Jorgji (VIDEO)

Delo.autor

19 DITË NË KARANTINË/ Mbrojtësi i Kombëtares e tepron me sinqeritetin, ja 5 aktoret pornografike të preferuara (FOTO)

Delo.autor

PREMIER LEAGUE/ Pochettino: Ne nuk festojmë kurrë!

Sadik.Autor

Leave a Comment