Basketball Të tjera

Chicago e Miami humbasin në fund, ringjallen Clippers

Janë luajtur sot ndeshjet e radhës në NBA, me Clippers që arriti një fitore në sekondat e fundit ndaj dallas me shifrat 104-101, takim me rivalitet dhe emocione deri në fund, ku herë udhëhiqte njëra skuadër e herë tjetra. Shënuesi më i mirë për Clippers ishte Gallinari me 28 pikë, mbështetur edhe nga Harris me 19, duke i bërë të pavlefshme 23 pikët e Matthews për Dallas. Fiton edhe Orlando, që mposhti 111-109 Miami në fushën e këtij të fundit, një tjetër ndeshje me rivalitet dhe emocione. Pjesa e parë ishte më e mirë për Miami (u dallua Richardson me 20 pikë), por miqtë përmbysën shifrat në pjesën e dytë falë 20 pikëve të Hezonja.

Sacramento fitoi 104-98 ndaj Chicago, tjetër takim që dhuroi emocione në fund, me vendasit që fituan në minutat e fundit pas një takimi të dominuar nga Bulls. 6 lojtarë të skuadrës së Sacramento realizuan mbi 10 pikë, ndaj kolektiviteti ishta arma fituese e ekipit vendës, për për miqtë nuk mjaftuan 27 pikët e LaVine, që mbetën për statistikë. Fiton edhe ekipi i Denver, që mundi 121-104 Charlotte, ndeshje e dominuar nga skuadra vendase, që fitoi falë 27 pikëve të Harris. Pa probleme fitoi edhe Utah Jazz, që mposhti 133-109 neë Orleans në fushën e këtij të fundit, me miqtë që e dominuan sfidën falë 30 pikëve të Hood dhe 20 të Rubio.

REZULTATET E SOTME

Detroit – Portland, 111-91

Indiana – Washington, 102-111

Miami – Orlando, 109-111

New Orleans – Utah Jazz, 109-133

Denver – Charlotte, 121-104

Sacramento – Chicago, 104-98

Clippers – Dallas, 104-101

Related posts

HISTORIKE/ Lirim Zendeli fiton Çmimin e Madh të Belgjikës në Formula 3!

Delo.autor

Reshjet RREZIKOJNË “djemtë e shpellës”/ ALARMOHEN autoritetet tajlandeze

Sadik.Autor

VAZHDON ÇMENDURIA NË FORMULA 1/ Vettel mund të humbasë vendin e dytë për 0,7 litra karburant

Delo.autor

Leave a Comment