Futboll Sport

STATISTIKA E VEÇANTË/ Milan-Inter hyn në histori, bëhet derbi i tretë që…

Milani ka arritur të triumfojë me përmbysje pasditen e djeshme ndaj Interit në derbi me rezultatin 3-2 në stadiumin “Giuseppe Meazza”, e vlefshme për javën e pestë në Serinë A italiane.

Golat u shënuan nga Marselo Brozoviç në minutën e 21′, më pas erdhi përmbysja kuqezi me Rafael Leaon në minutën e 28′, me Zhiru në minutën e 54′ dhe më pas sërish portugezi Leao, i cili shënoi golin e 3-1 në minutën e 60′.

Goli i Edin Xhekos në tre minuta nga hyrja në fushën e blertë ishte thjesht sa për statistikë, i cili realizoi në minutën e 67′.

Sipas faqes së statistikave “OPTA Paolo”, ndeshja Milan-Inter hyn në histori sa i përket goditjeve të kryera në total.

Ishin 37 të tilla, ku që nga sezoni 2004/2005, vetëm dy herë ka ndodhur më mirë, 39 goditje në ndeshjen e 15 shkurtit të vitit 2009 dhe 41 goditje në tetorin e vitit 2006.

Me këtë fitore Milani, ngjitet në vendin e dytë në kuotën e 11 pikëve, po aq sa Napoli i vendit të parë, por me një golavarazh më të mirë se kuqezinjtë e Stefano Piolit.

Ndërsa Interi i Simone Inzagit renditet në vendin e 6-të me 9 pikë të grumbulluara, ku për zikaltërit ishte humbja e dytë në këtë sezon pas 5 ndeshjesh kampionati, pas asaj me Lacion në “Olimpico”.

Related posts

KALIMI I MESSIT TEK PSG/ “Martesa” e bujshme përjetësohet me një këngë (VIDEO)

Delo.autor

ISH-PRESIDENTI I BARCELONËS/ Akuza e Sandro Rosell: Është shumë e dhimbshme të qendroj…

Delo.autor

Nga Rafinha te Sturridge, Sabatini dhe Ausilio të papërmbajtshëm

Q.Autor

Leave a Comment