Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Koronavirusi i shton inatin Ibrës, merr vendimin për të ardhmen

Një karrierë që përfundon kështu, në zjarrin e “Coronavirus”, Zlatan Ibrahimovic nuk do ta priste kurrë. Serie A është pezulluar për shkak të pandemisë globale dhe nuk ka siguri se kur do të fillojë përsëri. Veç kësaj, për suedezin ka dilema të mëdha edhe mbi rinovimin e kontratës me Milanin. Marrëveshja aktuale skadon më 30 qershor.

Diçka ka ndryshuar në shtëpinë kuqezi, periudhën e fundit: Boban është larguar nga puna, Maldini është në dyshim dhe Gazidis duket se ka marrë kompetencat e plota menaxheriale. Thjesht kroati ishte një nga pikat referuese të suedezit, tani më shumë se kurrë i bindur që të mos i “varë këpucët në gozhdë”, të paktën në këtë mënyrë.

Siç raportohet nga “Gazzetta dello Sport”, në të vërtetë, Ibrahimovic nuk do të lejojë që “Coronavirus” ta përfundojë historinë e tij si futbollist. Një mbyllje e tillë nuk do të ishte e denjë për Zlatan, ideja e të cilit është të qëndrojë e të vazhdojë në Itali. Nëse jo Milano, do të jetë diku tjetër.

Natyrisht, përparësi përbëjnë kuqezinjtë. Dialogu me Gazidis duhet të ndërtohet plotësisht, duke marrë parasysh që bashkëbiseduesit e Ibrahimoviç ishin dy menaxherët e zonës teknike (Boban dhe Maldini), njëri prej të cilëve është shkarkuar.

Nëse nuk do të kishte marrëveshje për zgjatjen e marrëdhënieve, këtu do të hapeshin skenarë të rinj interesantë në Serie A, ku më shumë se një klub do të ishte i lumtur ta mirëpriste një kampion të këtij kalibri.

Mendimi i parë shkon te Bologna e mikut të suedezit, Mihajloviç, i cili u përpoq me çdo mënyrë ta bindte atë, para se të kthehej në Milano. Sidoqoftë, ky është vetëm një nga opsionet e shumta në tryezë, për të shmangur një fund të trishtuar, jo të denjë për veprat e karrierës së Zlatan.

Related posts

KAOS TOTAL/ DERBI i nxjerr “të palarat” MILANIT, klubit nuk i dalin llogaritë

Isa.Autor

TEK BARCELONA NUK KA QETËSI/ Messi injoron zëvendës trajnerin gjatë ndeshjes së fundit (VIDEO)

Delo.autor

FRANCEZI ZBATON ME PËRPIKMËRI…/ Zbulohet sekreti i “RILINDJES” së Benzema

Delo.autor

Leave a Comment