Të tjera

Skualifikohet Suela Mëhilli. Gabim teknik në garën e slalomit special

Suela Mëhilli e përfundoi më shpejt seç duhej garën e slalomit special në ski në Lojërat Olimpike dimërore që po zhvillohen në Korenë e Jugut.

Një gabim teknik që në raundin e parë i kushtoi skiatores shqiptare në garën që u shty për shkak të erërave të forta. Gjatë zhvillimit të kësaj gare, Suela Mëhilli shmangu një nga stekat e vendosura në pistë, diçka që konsiderohet si një faull teknik, duke u skualifikuar përfundimisht nga kjo disiplinë.

Në 18 dhe 22 shkurt do t’i takojë Erjon Tolës të garojë në Lojërat Olimpike dimërore, me 31-vjeçarin që do të marrë pjesë në slalomin gjigant dhe atë special.

 

Related posts

LAJM I MIRË/ Xhudisti Akil Gjakova shpallet kampion Europe (VIDEO)

Isa.Autor

FORMULA 1/ Hamilton më i shpejti në Hungari, por Vettel dominon në pistën me shi

Delo.autor

MARATHON OF TIRANA/ Bashkia jep njoftimin: Ja kategoritë ku mund të…

Sadik.Autor

Leave a Comment