Sport Të tjera

Surprizon Izmir Smajlaj, kampion i Shqipërisë në një disiplinë tjetër

Pasi është shpallur në karrierën e tij kampion i Shqipërisë në kërcim së gjati dhe 3-hapësh, disiplina ku ka vendosur edhe rekordin kombëtar, atleti shkodran Izmir Smajlaj ka befasuar të gjithë sot në garat e Kampionatit Kombëtar të Atletikës që po zhvillohen në Elbasan. Kampioni i Europës në së gjati, që përfaqëson Vllazninë në kampionat, sot ka garuar dhe ka fituar në disiplinën e 100 metrave.

Izmir Smajlaj ka qenë protagonist në këtë disiplinë, duke fituar si në bateritë eliminatore ashtu dhe në garën finale, duke u shpallur në fund kampion i Shqipërisë në 100 metra, me kohën 11”15. Duket se kjo garë ka qenë një stërvitje për Smajlaj, që nesër (30 maj) do të garojë në disiplinën e tij të preferuar, garën e kërcimit së gjati, ku synon një tjetër titull kampion, të dytin në këtë Kampionat Kombëtar.

Related posts

KLUBI I BASKETBOLLIT TË PRISHTINËS HUMB KEQ/ Bakken Bears deklason KB Prishtinën në kupë

Isa.Autor

NË PRAG TË SFIDËS NDAJ NEWCASTLE/ Emery: Më duket e vështirë që ai të luajë në…

Delo.autor

DERBI I MADONINËS/ Inter-Milan, ja si do të zbresin skuadrat në fushë (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment