Futboll Seria A

Statistikat e frikshme të Cutrone, Milan ka një plan për të

Trembëdhjetë gola me Milan, plus katër me Kombëtaren U-21, në total shtatëmbëdhjetë. Shifra të destinuara për t’u ndryshuar shumë shpejt  nga një talent si Patrick Cutrone – shkruan La Gazzetta dello Sport. Numra të jashtëzakonshëm për një 20-vjeçar, i ardhur nga Primavera. Shifrat e tij premtojnë se djaloshi do të bëhet një makineri golash.

Asnjë si ai-  Për shembull, në moshën 20 vjeç e një muaj, Cutrone është i katërti lojtar kuqezi ( në kombinim me Villa) për numrin e golave të shënuar në këtë moshë. Para ishin, Rivera ( 29 gola), Danova (21) dhe El Shaarawy (19). Por, mbi të gjitha, Patrick është lojtari 20-vjeçar më produktiv në sezonin e parë. Këtë e tregojnë qartë edhe statistikat.

Rinovimi- Kontrata e Cutrone-s përfundon në vitin 2021, por drejtuesit e klubit kanë shpejtuar pasi nuk duan t’a humbasin një talent të tillë. Siç shkruan e përditshmja italiane, kuqezinjtë kanë kontaktuar me agjentët e lojtarit, Branchini e Orgnoni për zgjatjen  e kontratës. Pritet që shumë shpejt që palët të ulen në tavolinë dhe të flasin për kushtet e reja të kontratës, pasi Cutrone është një “trashëgimi” që duhet të ruhet dhe Milan do të bëjë çmos që ta mbajë në familjen e tij.

Related posts

PAS HUMBJES NDAJ KUKËSIT/ Trajneri Dovedan: Është shumë e vështirë për të bërë ndryshimin, na duhen…

Delo.autor

ZYRTARE/ Teuta i beson një italiani, por Edi Martini i “dogji” prezantimin

F.autor

KORONAVIRUSI/ Lazio dhe Lotito “injorojnë” COVID-19, përgatisin axhendën e rikthimit në stërvitje!

Delo.autor

Leave a Comment