Futboll Shqipëri Sport

LARGIMI I TALENTIT BROJA NGA GRUMBULLIMI/ Shikoni si gënjehet trajneri Reja “live” nga stafi i FSHF-së (VIDEO)

Dje në konferencë, trajneri Edi Reja është pyetur pse është larguar nga grumbullimi Armando Broja. Fillimisht, me të drejtë trajneri ka buzëqeshur me ironi dhe ka tërhequr vëmendjen e gazetarëve që të jenë më të vëmendshëm me njoftimet.

Por pse e gjithë kjo? Thjesht sepse Edi Reja gënjehet nga stafi i FSHF-së. Trajneri, pasi tha në konferencë që Broja ishte i detyruar të largohej, pyeti zëdhënësin e federatës nëse ishte bërë apo jo njoftimi për dëmtimin e tij dhe ai ia konfirmon që po ka pasur një lajmërim të tillë.

Po ku? Në cilën mënyrë media dhe opinioni sportiv është njoftuar për dëmtimin e sulmuesit që po kalon formë të shkëlqyer në Holandë me Viteshen. Në asnjë! Askund! Ka vetëm një njoftim për dëmtimin e Vrionit dhe mungesës së Trashit. S’ka asnjë njoftim tjetër dhe Reja thjeshtë u gënjye…

Related posts

“MAGJIA” VJEN NGA BUNDESLIGA/ Shikoni si realizon Mainz golin e muajit ndaj Dortmund (VIDEO)

Delo.autor

LUAN KUNDËR MILANIT/ Hamsik: Golin më të bukur ia kam bërë ekipit më të urryer (VIDEO)

Isa.Autor

VIDEO/ Në Itali ndodh gabimi i javës, lojtari shpëton golin me dorë. Gjyqtari injoron VAR-in

Q.Autor

Leave a Comment