Champions League Futboll Sport UEFA

Ronaldo vendos një tjetër rekord në Champions

Cristiano Ronaldo do të luajë finalen e tij të gjashtë të Ligës së Kampionëve, e katërta me Real Madridin. Dhe, kësisoji, ylli portugez do të bëhet lojtari me më shumë paraqitje të tilla, që kur Kupa Europiane kaloi në formatin “Champions”,pas Paolo Maldinit.

Veç 6 finaleve në Champions, italiani ka luajtur, gjithashtu, edhe dy finale të tjera të Kupës Europiane (para 1992). Ish-kapiteni i Milanit bëhet kështu futbollisti me më shumë ndeshje finale të luajtura në historinë e këtij kompeticioni, plot 8 herë. Po kaq, 8 ndeshje finale, ka luajtur edhe Paco Gento, por të gjithë në formatin e vjetër, atë të Kupës Europiane.

Pas Gento dhe Maldinit duket Alfredo Di Stefano, me shtatë finale të luajtura (pesë tituj) dhe vjen vetëm pas Cristiano Ronaldos (gjashtë finale, duke pritur të Kievit, me katër tituj të fituar). José Emilio Santamaría, gjithashtu, shfaqet në palmares me katër tituj dhe dy herë nënkampion, edhe pse ai nuk luajti në finalen e vitit 1966, kundër Partizanit.

Më shumë finale Champions-i

Pozicioni Futbollisti Finale të luajtura*
1 Paco Gento 8
2 Paolo Maldini 8
3 Alfredo Di Stéfano 7
4 CRISTIANO RONALDO 6
5 José María Zárraga 5
6 Clarence Seedorf 5
7 Phil Neal 5
8 Alessandro Costacurta 5
9 José Emilio Santamaría 5
* Me praninë në një momenti në finale.

Related posts

“ËSHTË NË NJË MOSHË QË DUHET TË LUAJË RREGULLISHT”/ Trajneri Low këshillon yllin: Duhet të largohesh nga PSG…

Delo.autor

NJË DALJE E GABUAR/ Szczesny bën gafën e vitit, por Berardi ia kalon (VIDEO)

Delo.autor

TËRMET TEK EKIPI ITALIAN/ Presidenti largon 18 futbollistë! Trajneri mbetet me 8 titullarë

Delo.autor

Leave a Comment