Futboll Seria A

Strootman: “Juve dhe Napoli më të fortë, Roma nuk i konkuron dot!”

“Ne jo vetëm blejmë, por edhe shesim futbollistët tanë më të mirë, është një gjë ndryshe në krahasim me skuadrat e tjera”, janë fjalët e Strootman, që pranon se Roma është e detyruar të bëjë një merkato ndryshe nga ajo e Juve dhe Napoli. Skuadra e Di Francesco do të niset të premten për në Udine, ku do të luajë të shtunën në orën 15:00, në kuadër të 5 përballjeve, njëra më e komplikuar se tjetra. Pas asaj në “Dacia Arena” do të jenë sfidat ndaj Milan dhe Napoli në kampionat, ndërsa më pas, dy herë Shakhtar në Champions.

Rezultate imazhesh për strootman napoli insigne

Është pikërisht holandezi që ka folur për “Sky” dhe me sinqeritet ka pranuar se si për Romën vlen që të arrijë në Champions edhe si vend i katërt në klasifikim,  dhe se si merkato e klubit është ndryshe nga ajo e ekipeve rivale në kampionat, që qëndrojnë përpara në klasifikim. “Dua të arrij në Champions League, është në rregull edhe vendi i kartërt, ndërkohë që është mëkat që nuk qëndruam në garë me Napolin dhe Juventus. Janë më të fortë se ne, kjo është e sigurtë, fatkeqësisht nuk jemi aq kompetitivë sa për të konkuruar me ata. Për Napolin dhe Juventus është ndryshe merkato nga ajo e jona, ata nuk duhet të shesin me detyrim. Ne e kemi bërë, kemi humbur Salah, Rüdiger, Pjanic, Benatia, Paredes. Unë kam shumë besim te projekti i Pallotta, Monchi, por është një gjë ndryshe nga skuadrat e tjera në Itali. Ata japin gjithçka për të patur një skuadër të fortë në fushë, si ajo e këtij viti, dhe sikurse jam i sigurtë do të jetë edhe në të ardhmen”, deklaroi Strootman.

Related posts

E BUJSHME/ Manchester City dëshiron “Pleshtin”, De Bruyne bezdiset nga propozimi i klubit

Delo.autor

Vangjel Zguro ”shigjeton” ekipet e Superiores: Ka aleanca!

Sadik.Autor

KUKËSI MERR LAJMIN E MIRË/ Nis puna për rikonstruksionin e stadiumit, ja kur përfundon

Delo.autor

Leave a Comment