Futboll Ligue 1

Talenti i shumëkërkuar merr lejen për t’u larguar nga Bordeaux

Një nga “yjet” e Ligue 1, Malcom, ka zbuluar se ka arritur një marrëveshje me klubin e Bordeaux në lidhje me transferimin e tij gjatë verës së ardhshme. Sulmuesi është i kërkuar nga disa prej klubeve kryesore në Premier League si Manchester United, Arsenal dhe Tottenham. 20-vjeçari duket se do të shkojë në një skuadër të re kur të hapet merkato e verës dhe braziliani ka konfirmuar se ka marrë lejen nga klubi francez të vendosë për të ardhmen e tij larg kampionatit francez.

Malcom, i cili ka shënuar 8 gola në 27 ndeshje zyrtare të luajtura në këtë sezon, kushton rreth 50 milionë euro

Malcom tha: “Klubi i Bordeaux më ka premtuar se mund të largohem në qershor dhe unë mund të vendosë destinacionin e ardhshëm të karrierës time.” Padyshim që Arsenal dhe Tottenham lumturohen nga ky lajm, por duhet të kenë kujdes edhe nga fuqia financiare e Manchester United, një tjetër ekip që ka ndjekur brazilianin. Arsenal ishte klubi më pranë brazilianit gjatë merkatos së janarit, por Bordeaux nuk i nisi bisedimet duke shtyrë gjithçka për në verë.

Related posts

ËSHTË VETËM 50-VJEÇ/ Jetë e re për ish-arbitrin italian të FIFA-s, shkon në Ukrainë për të mbajtur pozicionin e…

Delo.autor

LARGIMI NGA BARCELONA/ Messi organizoi darkën e lamtumirës, ja miqtë që ishin të ftuar (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

OFERTA PËR YLLIN E CHELSEA/ Kante zbulon se kishte kontakte me gjigantin evropian gjatë verës

Isa.Autor

Leave a Comment