Futboll Premier League

Gerrard: “Emre Can do të largohet nga Liverpool!”

Në një intervistë të dhënë për “Bt Sports”, Steven Gerrard, ish-kapiteni i Liverpool, ka folur për të ardhmen profesionale të mesfushorit të të kuqëve, Emre Can. Kontrata e futbollistit të përfaqësueses së Gjermanisë që aktivizohet në Premier League me Liverpool skadon në qershorin e ardhshëm, ndërkohë që është lakuar shumë në lidhje me një transferim të tij te kampionët në fuqi të Italisë, Juventus.

Rezultate imazhesh për gerrard emre can

Pikërisht mbi këto aludime, ish-kapiteni legjendar i Liverpool dhe përfaqësueses së Anglisë, Gerrard deklaroi: “Mesfusha e Liverpool? Duhet pritur për të dhënë një gjykim, sepse Emre Can do të largohet, ndërsa Naby Keita do të mbërrijë në verë si numri 8 i ri”. Një konfirmim ky i qartë mbi të ardhmen e gjermanit, tashmë gjithmonë e më pranë veshjes së fanellës bardhezi.

Related posts

BARCELONA U KTHYE TE FITORJA NË KAMPIONAT/ Por Messi largohet me avion privat drejt…

Delo.autor

LAJM I KEQ/ Mungesë e madhe për Panuccin , BASHA përsërit ndeshjen me Izraelin

Isa.Autor

Çmenduri/ Gattuso ka konsumuar kërmill të gjallë para ndeshjes së Championsit kundër Man United

Sadik.Autor

Leave a Comment