Të tjera

Tahiri krenar që debutoi për Kosovën, synon suksese të tjera në vazhdim të LOD 2018

Skiatori kosovar, Albin Tahiri, ka thënë se renditja e tij në disiplinën kombinim alpin në Lojërat Olimpike Dimërore 2018 (LOD) në Pyeongchang nuk a qenë e keqe, pasi zuri vendin e 37-të në garën debutuese të tij në Lojërat Olimpike Dimërorë 2018 në PyeongChang të Koresë Jugore.

Ai ka thënë se ndihet krenar që përfaqëson Kosovën në këto Lojëra.

“Më është realizuar ëndrra që të jem në këto gara”, ka thënë Tahiri.

Tahiri zuri vendin e 37-të nga 65 garues në total në disiplinën kombinim albin në PyeongChang 2018, raporton Express.

Në garën e parë në lëshim, Tahiri arriti kohën 1:23:84, duke zënë vendin e 55-të nga 65 garues në total.

Ndërsa, në sllallom, 28-vjeçari arriti kohën 2:23.40, duke u renditur i 36-ti.

“Kur e pashë që garuesit e tjerë kishin probleme, desha vetëm ta përfundoj garën. Unë e përfundova lëshimin dhe vendi i 36-të [në sllallom] nuk është i keq. Unë arrita të jem në vendin e 36-të nga 65 pjesëmarrës në këtë garë”, tha Tahiri.

Kosovari përfundimisht zuri vendin e 37-të pas dy garave në këtë disiplinë. Gara e tij e radhës është pasnesër.

“Unë pres të kem më pak gabime dhe të dal më mirë”, theksoi ai sot drejtpërdrejt nga PyeongChang i Koresë së Jugut, për emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Related posts

KORONAVIRUSI/ COVID-19 çon drejt shtyrjes Lojrat Olimpike, për momentin Japonia reziston

Delo.autor

E DHIMBSHME/ Po bënte prova, aksidentohet pë vdekje piloti portugez… (FOTO)

Delo.autor

“EUROPIAN OPEN”/ Një tjetër sukses, xhudistja shqiptare fiton medaljen e artë në Sarajevë

Delo.autor

Leave a Comment