Sport Të tjera

FITOI MEDALJE ARI NË OLIMPIADË/ Sportistja tregon se si një prezervativ e ndihmoi të arrinte suksesin e madh

Sportistja australiane, Xhesika Foks, fitoi një medalje ari dhe një të bronztë në kanoe, gjatë lojërave Olimpike në Tokyo. Por videoja që 27-vjeçarja publikoi në “TikTok”, ku shihet duke riparuar kanoen e saj të dëmtuar me anë të një prezervativi, po bën xhiron e rrjetit.

Në pamjet e publikuara shihet një nga pjesëtarët e ekipit të saj duke aplikuar karbon në kanoen e dëmtuar e më pas përdor një prezervativ për ta mbajtur atë në vend, shkruan “Global News”.

“Vë bast që nuk e keni ditur që prezervativët mund të përdoren për riparimin e kanoes,” shkroi ajo në video.

Fox u rendit e treta në finale e kanoe K1. 27-vjeçarja më pas fitoi medaljen e artë në garën e kanoe C1.

Fox ka qenë ndër atletet kryesore të kanoes për vite me radhë, dhe pritjet ishin të larta për të si vajza e Riçard Foks dhe Myriam Foks-Jerusalemalmi, dy ish-vozitës fitues të medaljeve olimpike.

“Prindërit e mi kanë qenë modele të mrekullueshëm, frymëzim i mahnitshëm, mbështetje e madhe për mua,“- tha ajo pas fitores së saj. “Të fitosh sot, është një fitore për ta. Është një fitore për të gjithë familjen tonë.”

Si rezultat i kësaj, rreth 150 mijë prezervativë pritet të përdoren në Lojërat Olimpike gjatë garave.

Related posts

AKUZON HAPUR VAR-IN/ Mesfushori Muniain: Po shohim në favor të cilës skuadër vendos gjithmonë…

Delo.autor

RENDITJA HISTORIKE/ Klubi i Serisë A në pesëshen e më të mirëve të Champions League

Delo.autor

Nuk do të jetë ndaj Holandës, por Balotelli synon të kthehet në shembull

Sadik.Autor

Leave a Comment