Futboll La Liga Ligue 1

Tërbimi i ultrasve të PSG: “Madrid K…a!”

PSG-Real Madrid i planifikuar të luhet më datë 6 mars, nga ku do të përcaktohet ekipi që do të kalojë në çerekfinalen e Champions League, ka nisur të përjetohet që tani në “Parc des Princes”. Pas fitores së “Los Blancos” me rezultatin 3-1, që u jep atyre avantazhin për të kaluar në raundin tjetër të kompeticionit më të rëndësishëm europian, gjatë ndeshjes së të shtunës të luajtur mes PSG dhe Strasbourg e përfunduar me fitoren e parisienëve me rezultatin 5-2, një pankartë ofensive ndaj Real Madrid u evidentua në shkallët e stadiumit, ku shkruhej “Puta Madrid” ose “Madrid Kurva”.

Rezultate imazhesh për real madrid psg

Tifozët fanatikë të PSG janë të listuar mes grupimeve më të rrezikshëm në Europë, aq të frikshëm janë ata, saqë edhe vetë klubi i tyre i ka përjashtuar në vitin 2010, ndonëse u ripranuan shtatë vite më vonë, pasi nënshkruan një kod të mirësjelljes. Rreth 700 prej tyre ishin në Madrid në takimin e parë të të tetave, dhe ndonëse bënë të ndihej prezenca e tyre nëpër rrugët e Madridit, në stadium nuk pati asnjë incident të regjistruar.

Related posts

E BUJSHME/ ROMA pranë firmës me kampionin e botës, i ndan vetëm një detaj për…

Isa.Autor

CAPELLO zbulon detaje për RONALDOS: Nuk mendonte për FUTBOLLIN, në karrierën time është…

Isa.Autor

Pochettino: Kur të thërret Reali, duhet ta dëgjosh

Sadik.Autor

Leave a Comment