Futboll Premier League Sport

Legjenda e Man United kritikon Pogba: Duhet të përdorë trurin

“Paul Pogba duhet të përdorë trurin e tij që të fitojë trofe me Manchester United”- kështu është shprehur legjenda e “Djajve të kuq”, Paul Scholes për mesfushorin francez.

“Nëse ai dëshiron që të shfrytëzojë më shumë cilësitë e tij dhe të fitojë trofe, duhet të përdorë trurin”- ka thënë ai në një prononcim për median.

25-vjeçari u shpall kampion bote në Rusi me përfaqësuesen e Francës dhe vazhdon t’a shijojë këtë sukses në maksimum. Kjo duket edhe në fotot dhe videot që publikon në rrjetin social “Instagram”. Para se t’i bashkohet ekipit në fazën përgatitore ish-ylli i Juventus po relaksohet me miqtë dhe familjen e tij. Ndërkohë që trajneri i tij, Jose Mourinho e ka përgëzuar për përformancën pozitive që shfaqi në Kupën e Botës me “Gjelat”. Mirëpo, Scholes mendon pak më ndryshe për Pogba. I pyetur se sa do ta ndihmojë ai United që të arrijë objektivat këtë sezon 43-vjeçari tha: “

“Nëse doni të fitoni kampionatin, nuk mjafton. Ai duhet të bëhet një lojtar lider, sikurse ishte te Juventus, aty ku ishte pjesë e një strukture të vendosur dhe e dinte çdo javë se çfarë pozicioni do të luante dhe e bënte mirë. Unë nuk mendoj se kjo e ndihmon atë në United, sepse do të habitesha nëse e njëjta skuadër do të luante me të njëjtin formacion në të njëjtën mënyrë. Por, nuk kam asnjë dyshim se ai ka cilësi shumë të mira, e ka treguar këtë edhe në Kupën e Botës. Ai mund të luajë dhe është lojtar i fortë- një lojtar i aftë, që mund të vrapojë, me teknikë të lartë dhe aftësi të mëdha. Por, ai duhet të përdorë turin e tij pak më shumë për t’u bërë futbollist i madh”- tha Scholes.

Nga ana tjetër tekniku portugez i United tha se nuk pret të marrë më të mirën nga ai ndërsa theksoi se në Botëror ai ishte i fokusuar për një muaj te një objektiv i vetëm, ndërsa në kampionat ndodh ndryshe.

“Në Botëror ai ishte i fokusuar për një muaj dhe ne nuk presim të marrim më të mirën nga ai por atë që do të na japë ai. Gjatë një sezoni mund të keni ndeshje të mëdha, pastaj një më të vogël, atëherë mund të humbisni përqëndrimin tuaj, pastaj përsëri keni një ndeshje të madhe. Nuk është njësoj si në Kupën e Botës”- tha më tej luzitani.

Related posts

11 PIKË LARG KREUT/ Hoeness: Kemi ARKAT PLOT, ja merkato e Bayernit

Isa.Autor

SHPRESA VDES E FUNDIT/ Kompanitë e basteve favorizojnë KUKSIN kundër Torpedos (FOTO)

Isa.Autor

Mezani nuk fshihet: Më duhen lojtarë të tjerë në stol, Luftëtari ka vështirësi në financa, por…

Isa.Autor

Leave a Comment