Futboll Shqipëri

“Do t’i bëjmë shkallët të dridhen”! Ç’po paralajmërojnë “Guerrilsat”?!

Nuk ka të ndalur “Ultras Guerrils”, tifo-grupi më i madh dhe i organizuar i Partizanit. Edhe pse janë në një luftë me policinë e kryeqytetit, e cila nuk i lejon të hyjnë në stadium pa kartë identiteti, megjithëse kanë bërë fajtor për këtë situatë edhe klubin e kuq, ndonëse dje kanë replikuar me Erion Braçen dhe Olsi Ramën, ky grupim mbështetësish të Partizanit premton se do ta thotë fjalën e vet me zë të lartë, si një vullkan, në transfertën korçare. Pra, ata do të jenë të pranishëm në ndeshjen Skënderbeu-Partizani, duke lënë të kuptojnë edhe për surpriza. Ja mesazhi i tyre më i fundit: “Të gjithë me ne drejt Korçës!

Të gjithë bashkë për t’ua bërë të qartë të gjithëve se kush jemi ne! Nuk na intereson rezultati, as dosja çarçaf e trukimeve. Nuk na hyn në xhep asgjë nga këto. Do ta kthejmë sektorin tonë në vullkan, ashtu siç dimë ne; do t’i bëjmë shkallët të dridhen. Do të vijmë për të festuar, do të dehemi duke kënduar dhe do të kthehemi fitimtarë. Vetëm për veten tonë, veç për Partizanin! “Guerrils” ju do të gjithëve me vete, të shtunën. Të madh e të vogël, anëtar ose jo: Rregulloni punën, rregulloni oraret. Ikim, të dominojmë! Si thoni? A jeni me ne?”

Related posts

Finalja e Champions League! Liverpool lë jashtë skuadrës yllin e madh

Sadik.Autor

SERIA A/ Formacionet zyrtare: Inter – Udinese

Q.Autor

Cristiano Ronaldo arrin 650 gola në karrierë

Sadik.Autor

Leave a Comment