Futboll Seria A

Tjetër rekord, vetëm Man City më mirë se Napoli në Europë

Fitorja e thellë që arriti mbrëmjen e të shtunës kundër Lazios me rezultatin 4-1 në “San Paolo”, i ka dhuruar Napolit një tjetër hap të vogël përpara në një klasifikim special. Kjo falë edhe barazimit 0-0 të Barcelonës kundër Getafe. Tashmë skuadra e Napolit, e drejtuar nga trajneri Sarri ka arritur një tjetër rekord.

Napoli, kryesuesi i klasifikimit të Seria A, tashmë renditet në vendin e dytë në klasifikimin europian, përsa i përket skuadrave që kanë mesataren më të lartë të pikëve të regjistruara. Plot 2.62 pikë për ndeshje është rekordi i Napolit, që renditet në vend të dytë, i parakaluar vetëm nga Manchester City i Pep Guardiolas që po dominon Premier League dhe që kryeson me mesataren më të mirë në Europë, 2,67 pikë për ndeshje.

Related posts

STATISTIKAT/ “Kryqëzimi” për Taulant Seferin, iu dha shansi në kohën e gabuar

Delo.autor

E Fundit/ Edhe Francesco Totti me bust…

Sadik.Autor

LIVE/ Flamurtari-Teuta: Skemë fantastike e vlonjatëve, Alvesh nderon Flamurtarin (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment