Futboll

Tmerr për Nadalin, lëndohet tamam kur u rikthye nga një dëmtim

Numri dy i botës në tenis, Rafael Nadal, është tërhequr nga turneu “Mexican Open” pasi i është rikthyer lëndimi, si pasojë e të cilët u detyrua të tërhiqej nga grand slami i parë i vitit “Australian Open” në janar.
Gjashtëmbëdhjetë herë fituesi i grand slameve pritej të përballej sot me bashkëkombësin e vet, Feliciano Lopez, në rrethin e parë të turneut në Acapulco, transmeton Express.

Nadali u tërhoq në setin e pestë të ndeshjes çerekfinale kundër Marin Cilic në Melbourne muajin e kaluar pas një dëmtimi në ije.

“Synimi dhe shpresa ime ishte të luaja në këtë turne”, ka thënë 31-vjeçari.

“Fatkeqësisht, në seancën e fundit stërvitor dje, ndjeva dhimbje të mprehtë në këmbë përsëri”, shtoi spanjolli.

Related posts

PAS GOLAVE TË ANULUARA NGA VAR/ Valladolid e zhbllokon, Real kundëpërgjigjet (VIDEO)

Delo.autor

MERR VENDIMIN FINAL? Luis Suarez drejt një rikthimi të BUJSHËM tek…

F.autor

“SI DO TË MBYLLET MERKATO DHE A DO TË KETË LARGIME APO AFRIME?” Conte “shpërthen” dhe i pason topin drejtuesve

Delo.autor

Leave a Comment