Futboll

Trajneri i Arsenalit tregon se kush janë mjeshtrit e simulimit

Arsenali dhe Tottenhami do të përballen këtë të shtunë në një derbi emocionues të Londrës, me dy skuadrat e futbollit anglez që synojnë një vend në renditje, që iu mundëson pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm.

Por, si për të shtuar rivalitetin në vigjiljen e sfidës, ka menduar trajneri veteran Arsene Wenger. Tekniku francez i Arsenalit mendon se, tani futbollistët anglezë janë kthyer në mjeshtra të simulimeve në fushë dhe të aktrimit.

Komentet e teknikut transalpin vijnë pak ditë pasi dyshja sulmuese e Tottenhamit, Dele Alli dhe Harry Kane, u akuzuan për simulim në barazimin ndaj Liverpoolit. Dele Alli u ndëshkua pasi shpiku një faull në sfidën e fundit.

“Na duhet ta nxjerrim simulimin jashtë kësaj loje të bukur. Më kujtohen raste flagrante, kur futbollistë të huaj aktronin në fushë, por tani them me bindje se futbollistët anglezë kanë mësuar shumë mirë simulimin, e ndoshta janë kthyer në mjeshtrit e këtij fenomeni negativ”, tha trajneri i Arsenalit.

“Unë nuk i inkurajoj lojtarët që të mashtrojnë, por nëse shikon situatat, ka raste kur rrëzimet provokohen shpejt”, shtoi më tej Wenger.

Related posts

Partizani i ul rrogën, kapiteni i të kuqve mban pezull rinovimin (SHIFRAT)

Sadik.Autor

NDESHJA ME FIORENTINËN/ Tjetër telash i Inter me gazetën italiane, ja letra ku ofendohet Conte

Delo.autor

PO SHKËLQEN/ MILANI i gatshëm të PAGUAJ plot 40 milionë euro për DËSHTAKUN e Chelseat

Isa.Autor

Leave a Comment