Futboll Seria A

Allegri: “Juventus si Bayern? Napoli po thyen rekord pas rekordi!”

Massimiliano Allegri prezanton pargndeshjen e vlefshme për javën e 24-t në Serie A, kundër Fiorentinës, në program për të premten mbërma në orën 20.45 në “Franchi” të Firenzes. “Do të jetë një ndeshje e vështirë, ata vijnë nga një ndeshje e madhe, kanë një skuadër të mirë në rritje. Janë të dytët përsa i përket goditjeve në portë. Duhet të bëjmë një ndeshje serioze dhe me përqendrim, më pas do të mendojmë për Tottenham”, deklaroi trajneri i Juventus, Allegri, i cili pikërisht të premten ndaj Fiorentinës do të regjistrojë ndeshjen e tij të 200-të në cilësinë e kreut të pankinës bardhezi.

“Jam i lumtur për rezultatet që futbollistët më kanë dhuruar në këto tre vite e gjysmë dhe për afrimitetin e drejtuesve të klubit. Tani shohim përpara, duke shpresuar që të bëjmë edhe shumë të tjera, por duhet të fitojmë dhe të bëjmë rezultate pozitive. Duke nisur që nga nesër. Tani hyjmë në kulmin e sezonit. Në kampionat kanë mbetur edhe 15 ndeshje, të martën kemi ndeshjen e parë për kualifikim në Champions League, më pas me Atalantën do të diskutojmë finalen. Është një periudhë e bukur dhe duhet ta shijojmë dhe jetojmë më së miri”, vijoi trajneri i Juventus.

“Sarri thotë se Seria A ngjason me Bundesligën, sepse dikton gjithmonë një skuadër? Statistikat thonë se Napoli është një skuadër e madhe që po bën gjëra të mëdha dhe rekord pas rekordi. Është një skuadër e rëndësishme, Seria A nuk është si kampionati gjerman. Ekziston një duel i bukur mes Juves dhe Napolit dhe Napoli është aty pikëirsht për merita të Sarri, kjo i bën nder dhe krenari sepse e ka ngritur skuadrën e tij në nivele të larta. Po lufton me Juventus që fiton prej 6 vite rradhazi, ka ndryshuar shumë, gjë që nuk e kanë bërë ata, dhe ai ka qenë shumë i aftë për ta ndërtuar dhe për të implementuar një lojë të bukur”, deklaroi Allegri ndër të tjera.

Related posts

LIVE/ Laçi-Tirana: “Zgjohen” bardheblutë, traversa i mohon golin Blazhevskit (VIDEO)

Isa.Autor

CHAMPIONS/ Superkompjuteri bën llogaritë, ja kush do të dalë me kokën lart nga 1/8-at

Delo.autor

Milan nis përgatitjen për ndeshjen ndaj Napolit

Sadik.Autor

Leave a Comment