
Që nga koha kur Conor dhe Nate kanë dueluar për herë të fundit mes tyre, në gushtin e vitit 2016, irlandezi ka zhvilluar vetëm një sfidë tjetër në kafaz dhe më pas ka dueluar në një përballje boksi me Mayweather. Por edhe Diaz ka gati dy vjet që nuk duelon në kafaz, që pasi humbi revanshin, por këtë vit ka deklaruar se do të rikthehet sërish aktiv. “Mbetem i mendimit se Conor është një kampion dhe duhet të rimarrë titujt që iu hoqën ndaj fituesit të duelit mes Ferguson dhe Nurmagomedov. Por të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe Nate, të zhvillojë një duel ndaj Tyron Woodley fillimisht, pasi kam dëgjuar që dy sportistët janë të interesuar për këtë sfidë. Dhe më pas të mendojmë për sfidën e madhe Diaz-McGregor, që mendoj se do të thyejë çdo rekord shikueshmërie”, tha Kavanagh.
