Boks Sport Të tjera

VAZHDON TË JETË KAMPION “WBC”/ Wilder mposht me “NockOut” të çmendur rivalin Breazeale (VIDEO)

Deontay Wilder e ka mbrojtur titullin e botës WBC në kategorinë e rëndë të boksit profesionist, pasi e mposhti Dominic Breazeale në rundin e parë me një nockout sensacional të dielën në Nju Jork.

Wilder e shkatërroi bashkatdhetarin e vet amerikan pas vetëm 43 sekondave, duke e çuar në 41 numrin e fitoreve nga 42 ndeshje në karrierë.

33-vjeçari nuk është mposhtur asnjëherë në karrierën e tij por është ndalur me barazim nga Tyson Fury para këtij meçi.

Breazeale e gjeti veten të mbështetur litarëve që në start të duelit, por iu përgjigj Wilderit me një goditje solide.

Megjithatë, kampioni i dha fund ndeshjes pak momente me vonë me një goditje tejet të fuqishme me të djathtën.

Breazeale nuk që në gjendje të vazhdojë më pas tronditjes që mori dhe Wilder vazhdon të jetë kampion në kategorinë WBC.

Related posts

ZBULOHET SHPËRBLIMI PËR FAZËN KUALIFIKUESE/ Ja përfitimet e skuadrave shqiptare në Europa League

Delo.autor

ZIKALTËRIT NË DELIR/ VIDAL arrin marrëveshjen personale me INTERIN

Isa.Autor

FORMULA 1/ Pushimet u bëjnë mirë, pilotët e Ferrarit “skuqin” startin në Belgjikë

Delo.autor

Leave a Comment