Futboll Premier League

Trajneri i Swansea: Renato Sanchez është edhe më i dëmshëm sesa mendoja!

Ish-trajneri i Swansea, Paul Clement, e ka përshkruar Renato Sanchez, i cili u huazua për një sezon nga Bayern Munich si “të dëmshëm” dhe tregoi se futbollistët e tjerë kërkonin vazhdimisht që portugezi të mos luante. Clement, i cili u shkarkua nga Swansea në dhjetor, tha se Sanchez fillimisht pritej të largohej nga Bayern për të luajtur në një tjetër klub të madh në Europë, por kur erdhi në Uells ishte një hije e largët e futbollistit që spikati me Portugalinë duke fituar kampionatin europian në vitin 2016. Clement zbuloi se ishte këshilluar me Ancelotti dhe Rummenigge përpara se ta merrte futbollistin në fjalë.

“Bayern e mbështeti shumë, – tha Clement për “The Times”. – Ata më thanë se po e largonin sepse kërkonin një klub që të luante me vazhdimësi. Ai mendonte se do të shkonte te Paris SG ose Manchester United, por Bayern këmbënguli për ta sjellë te Swansea, sepse te skuadrat e mëdha do të ishte në të njëjtën situatë si në Gjermani. Por kur erdhi te ne ishte shumë i trishtuar dhe ishte një 20-vjeçar që dukej se mbante në shpinë gjithë peshën e botës. Mënyra si luante dhe si stërvitej ishte e dëmshme edhe për lojtarët e tjerë. Shokët e tij të skuadrës, futbollistët e tjerë të Swansea, nisën të më kërkonin të mos e aktivizoja dhe ai u bë më i dëmshëm sesa mendoja.

Related posts

SKUALIFIKIMI NGA CHAMPIONS/ Ja statistikat e Messit në “Anfield” ndaj Liverpool

Delo.autor

FRANCË-GJERMANI/ Përfundon super sfida, Gjermania drejt “GREMINËS” (VIDEO)

Isa.Autor

GOL “ALLA MESSI”/ Edon Zhegrova dhuron spektakël te Baseli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment