Futboll La Liga Seria A

Trembet Milani, Barcelona në sulm për “yllin” e kuqezinjve

E dhe pse në drejtim të tij kritikat kanë pë suar një reduktim të ndjeshëm, Leonardo Bonuçi vazhdon të përflitet si një nga emrat që do t’i largohet Milanit në një të ardhme të afërt. Mbrojtësi kuqezi vazhdon të jetë në qendër të merkatos dhe skuadra që ka hedhur sytë nga lojtari kuqezi është Real Madrid.

Madrilenët janë blerësit më të interesuar, por jo të vetmit, me Barcelonën që mësohet të ketë nisur hartimin e planit për të shtënë 30- vjeçarin në dorë.

BLERËS – Sipas spanjollëve të “Don Balon”, skuadra “merengues” ka tentuar të marrë mbrojtësin italian, por tashmë e ka marrë seriozisht këtë transferim sidomos pas lajmit mbi një ofensivë katalanase. Verën e kaluar, Milani pagoi 42 milionë euro për ta blerë Bonuçin nga Juventusi.

Kapiteni kuqezi paguhet me 8 milionë euro në sezon plus 2 milionë bonus, por gjërat deri në verë mund të ndryshojnë, sidomos me problemin e gjetjes së një kreditori për 300 milionët që Jonghong Li i detyrohet fondit “Elliot”

Nëse kuqezinjtë nuk do të arrijnë të kualifikohen në Ligën e Kampioneve sezonin tjetër, atëherë largimi i “emrave” që ka paralajmëruar Fasone mund të jetë pikërisht mbrojtë- si që i kushton jo pak arkës së klubit.

Milani nuk do të pranojë të dëgjojë asnjë ofertë nën 40 milionë euro, një shifër kjo më se e përballueshme, si nga Reali, ashtu edhe nga Barcelona që, së bashku me Mançester Sitin (Guardiola e ka pëlqyer gjithnjë Bonuçin), në verë mund t’i japin jetë një ankandi tepër të majmë për bilancin kuqezi.

Përkundër sezonit të komplikuar të Milanit, Bonuçi vazhdon të jetë një prej mbrojtësve më të vlerësuar në futbollin evropian, me Gatuzon që e ka shprehur shpesh vlerësimin për kapitenin. Pavarësisht ofertës, edhe hija e trajnerit do të jetë një faktor në vendimin për të larguar Bonuçin nga kuqezinjtë.

Related posts

KOSOVË MOLDAVI/ Mbrojtësi Kastrati zhbllokon sfidën për “Dardanët” me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Trajneri i njohur italian përfundon në karantinë (EMRI)

Delo.autor

Njihuni me ushtarin e ri të Mourinhos/ Truri i futbollit sulmues tek Man United

Isa.Autor

Leave a Comment