Champions League UEFA

Real-Paris SG është një finale e parakohshme…

Real Madrid, kampion i Europës në fuqi, do të presë Paris Saint-Germain në një nga ndeshjet më interesante për 1/8-t e finaleve të Champions League ku tifozët mund të shijojnë klas, cilësi futbollistësh, dramë sportive dhe rivalitet në maksimumin e kërkesave që kanë. Mund të konsiderohet pa frikë si ndeshja më e rëndësishme deri tani në vitin 2018, ku në ditët e “Shën Valentinit” audienca do të jetë në maksimum për “finalen e parakohshme”.

Skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane vjen në këtë ndeshje me moralin e lartë pas fitores 5-2 ndaj Real Sociedad në La Liga. “Los Blancos” nuk janë paraqitur mirë në veprimtaritë në Spanjë, pasi muajin e kaluar u eliminuan nga Leganes në Kupën e Mbretit, ndërsa në kampionat janë 17 pikë larg Barcelonës. Kësisoj, Champions League përfaqëson mundësinë e artë për të shpëtuar sezonin. Nga ana tjetër, PSG është pranë titullit të shtatë në Ligue 1, ku kryeson me 12 pikë avantazh ndaj Monaco, me vetëm 13 ndeshje të mbetur, gjithsesi Champions League është objektivi kryesor i një prej skuadrave më të shtrenjta në historinë e futbollit.

Related posts

23 GOLA NË 20 NDESHJE/ Ja statistikat e frikshme të Ronaldos në çerekfinalet e Championsit

Delo.autor

Pedro: Do të jetë vështirë, por Messi dhe Barça nuk janë të pandalshëm

Q.Autor

“PUSHTON” MEDIAT BOTËRORE/ Tifozi rrëfen: Nga Liverpooli në Madrid, jo për 800 stërlina

Delo.autor

Leave a Comment