Kategoria Superiore Shqipëri

“Trukimi është individual, jo kolektiv”, shpjegohet Skënderbeu

Përmes një komunikate të radhës për shtyp, KF Skënderbeu kërkon të sqarojë opinionin public, sa iu përket deklarimeve të bëra nga avokati Zuccheretti gjatë seancës dëgjimore në CAS: “Ashtu siç është transkriptuar qartësisht nga regjistrimet e kësaj seance, përfaqesuesi ynë ligjor në vitin 2016 ka komentuar faktin se luhatjet e koeficenteve të basteve “live” për ndeshjet e KF Skënderbeut janë të pakundërshtueshme, por asesi nuk mund të arrihet në një përfundim se ndeshjet janë të trukuara. Ky qëndrim i avokatit Zuccheretti është konfirmuar edhe nga CAS, ku në vendimin për moslejimin e klubit tonë të garojë në “Champions League” 2016-2017, ka saktësuar se në analizë të raporteve të “UEFA BFDS”, nuk është e mundur të provohet trukimi i ndeshjeve, apo përfshirja direkte e klubit në këto aktivitete të paligjshme.

Ndër të tjera, mundësia e përfshirjes së lojtarëve në trukim ndeshjesh është ngritur thjesht si hipotezë nga ana e përfaqësuesit tonë në proçes, jo si një akuzë, por si një formë për të evidentuar se në një proçes disiplinor, shkeljet dhe shkelësit e disiplinës duhen individualizuar dhe mos të kryhet një proçes populist, ku të gjithë janë të fajshëm, por asnjëri nuk është fajtor. Ky element ka një prejardhje të drejtpërdrejtë nga praktika gjyqësore e CAS-it dhe gjykatave në rang federal dhe shërben si një garanci për një proçes të rregullt e ligjor.KF Skënderbeu beson tërësisht në integritetin profesional dhe personal të çdo lojtari, apo anëtari të stafit teknik të klubit, aktual dhe të shkuar, e nuk do të ngurrojë në asnjë çast t’i mbrojë ata nga çfarëdolloj akuze të ngritur pa fakte apo bazë ligjore.

Së fundi, KF Skënderbeu dënon atë pjesë të medias së shkruar dhe vizive, e cila në padijeni të plotë ndaj fakteve dhe argumenteve ligjore, dekontekstualizon thëniet e përfaqësuesit tonë ligjor për qëllime destabilizuese apo denigruese. Sa iu përket pretendimeve të inspektoreve të UEFA-s ne lidhje me këtë keqpërdorim të thënieve të avokatit Zuccheretti, përgjigjia e KF Skënderbeut do të jepet në rrugë gjyqësore, ku nuk do të kursehemi në asnjë çast për të mbrojtur integritetin, rezultatet dhe meritat e familjes tonë të madhe sportive”.

Related posts

​Skënderbeu miqësore me dy skuadrat e mëdha turke

Delo.autor

LIVE/ Tirana-Kastrioti, Nis “finalja” e mbijetesës

Delo.autor

Teuta jep sinjale jete, nga humbja në Shkodër mund të nisë kthesa

Q.Autor

Leave a Comment