Futboll Kategoria Superiore Sport

PRITET TË DALIN NË SHITJE BILETAT/ Policia dhe ndarja e stadiumit, problemi i zakonshëm në derbi

Para derbit Tirana-Partizani gjithmonë del problemi i sigurisë. Pas tërmetit të ditës së shtunë është kontrolluar stadiumi “Selman Stërmasi” për ndonjë problem të mundshëm.

Ndoshta që sot (duke mos llogaritur ndonjë të papritur) pritet që të dalin në shitje biletat e takimit. Edhe pse nuk është zyrtare, bardheblutë do të detyrohen nga policia që të lëshojnë tribunën e famshme A, pasi në atë vend do të qëndrojnë tifozët e Partizanit. Herën e fundit policia ka qartësuar se nuk do të ishte në stadium nëse kushti i saj kryesor nuk do të plotësohej.

Tifozët e Partizanit mendohet se do të vendosen në tribunat A, H. Tifozët e Tiranës do të vendosen në tribunat B, C, D, E, F, G. Vendimi i marrë nga policia dhe klubet kohë më parë është bërë që tifozët të mos kenë kontakte me njëri-tjetrin, sepse në derbet e kaluara ka pasur sulme, meqenëse dy grupimet kanë qenë shumë pranë.

Disa herë policia ka refuzuar të sigurojë ndeshjen, pasi kërkonte që tifozët të vendoseshin sipas planit të masave që blutë urdhëronin, por që nuk është pranuar nga klubet. Herën e fundit Tirana e Partizani iu ulën kushteve të policisë, që kjo e fundit të sigurojë takimin, sepse me policinë private një ndeshje si derbi zor se kontrollohej.

PANORAMASP

Related posts

Publikohen formacionet zyrtare/ Ja si do të rreshtohen Teuta dhe Luftëtari

Isa.Autor

LIVE/ Burnley-Arsenal, Nketiah dyfishon avantazhin për “Topçinjtë”

Delo.autor

SIMONE: Shkruam faqen e parë të historisë së “Metropolitano”

Sadik.Autor

Leave a Comment