Futboll Kategoria Superiore Sport

YLLI ASANI KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE/ Futbollisti i Partizanit ka disa oferta në tavolinë, por e duan në…

Jasir Asani ka disa oferta në tavolinë. Madje, interesimi për të nuk është vetëm nga ekipet, por dhe nga mediat e huaja. Konkretisht, nga “Fanatik” në Turqi, një prej mediave më të mëdha sportive. Kjo e fundit flet me superlativa për Asanin, madje në një listë me 10 lojtarët më të mirë që janë pa kontrata në ligat europiane, e rendit të dytin.

Gazeta “Panorama Sport” ka mësuar se Asani e ka një ofertë nga superliga turke, por për momentin, po pret bisedimet me Partizanin, e më pas të vendosë përfundimisht për të ardhmen e tij. “Kontrata e sulmuesit anësor 25-vjeçar, Jasir Asanit, ka skaduar.

Asani ka bërë një paraqitje shumë të mirë me Partizanin në elitën e futbollit shqiptar, me sulmuesin e djathtë që ka shënuar 10 gola, ka asistuar 8 të tjerë në 30 ndeshje të luajtura. Pa diskutim që do të ishte një vlerë e shtuar për ekipet që militojnë në elitën e futbollit turk. Vlera e kartonit të tij, kap shifrën e 275 mijë eurove”, shkruhet në artikullin e “Fanatik”. Asani renditet i dyti nga media turke dhe para tij, renditet vetëm Demba Darboe.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Igli Tare transferon tek Lazio 18-vjeçarin brazilian…

Delo.autor

“QËNDRONI TË SIGURT PRAN FAMILJARËVE, MIQVE DHE…/ Liverpool mesazh tifozëve për festën e titullit kampion

Delo.autor

HISTORI EPOKALE/ 32 vite më parë, kur Maldini debutonte me Italinë në Ballkan

Delo.autor

Leave a Comment