Kategoria Superiore Shqipëri

U RRËZUA nga tribuna e stadiumit/ Vëllai i Tefik Osmanit niset me HELIKOPTER drejt Tiranës (FOTO)

Momente dramatike kanë përjetuar të pranishmit dje në stadiumin “Skënderbeu”. Sokol Osmani, një nga tifozët më të zjarrtë të Skënderbeut, që nuk mungon në asnjë ndeshje, po mbështeste vëllanë dhe skuadrën që ka për zemër si zakonisht nga tribuna qendrore.

Në minutën e 83-të, pas shënimit të golit, i gjithë stadiumi u ngrit në këmbë, por festa e vëllai të mbrojtësit ishte e çmendur. Teksa ishte ulur në rreshtin e dytë të tribunës, u hodh për te mbajtësja e afër shkallëve, mirëpo e tërhoqi trupi para dhe u përplas me pankinën dhe pësoi çarje në kokë. Ishin sekonda tmerri, teksa e gjithë vëmendja nga fusha kaloi poshtë tribunës dhe pikërisht pas pankinës së Flamurtarit.

Mësohet se gjendja e Sokolit është nën kontroll, ndërsa ditën e sotme, ai u transportua me helikopter drejt Tiranës për një kontroll më të specializuar.

 

Related posts

SUPERIORE/ Kukësi “kërcënon” Tiranën për kreun, Dinamo ngelet vendnumëro. Ja si ndryshon renditja…

Delo.autor

SFIDA NDAJ LAÇIT/ Tekniku Josa “shkund” lojtarët para ndeshjes, ja fjalimi i trajnerit të Kukësit…

Delo.autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Ndryshon axhenda, ja kur do të luhet finalja Skënderbeu-Vllaznia…

Delo.autor

Leave a Comment