Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

KOMBËTARJA MERR LAJMIN E MIRË/ Veseli fiton betejën me COVID-19 dhe është gati, Gjasula ende pezull

Një lajm i mirë vjen nga futbollisti i Kombëtares shqiptare, Frederik Veseli, i cili ka lënë pas COVID-in dhe është rikthyer në fushë. Mbrojtësi i Salernitanës në Serinë A ishte pjesë e lojtarëve të cilët u infektuan në grumbullimin e fundit të Kombëtares. Pothuajse pas dy javësh, në tamponin e fundit, Veseli ka rezultuar negativ dhe menjëherë është bashkuar me shokët e ekipit për të rifilluar stërvitjen.

Salernitana do të luajë ndeshjen e radhës kundër Napolit dhe shqiptari do të jetë i disponueshëm për trajnerin. Një lajm i mirë edhe për Kombëtaren shqiptare , pasi Veseli ishte ai që zëvendësoi Gjimshitin e dëmtuar në ndeshjen ndaj Polonisë, dhe gjithashtu pritet të jetë titullar në dy sfidat e skuadrës përfaqësuese, ndaj Anglisë në “Wembley”, më 12 nëntor dhe Andorrës më 15 nëntor në Shqipëri.

GJASULA – Nga të gjithë futbollistët e Kombëtares që u infektuan me COVID në grumbullimin e kësaj të fundit, i vetmi që nuk është rikthyer në stërvitje është Klaus Gjasula. Mesfushori mungoi ndeshjen e fundit ndaj Polonisë dhe po ditën e ndeshjes u bë i ditur lajmi që rezultoi pozitiv. Por deri më sot kanë kaluar 17 ditë dhe ai nuk shihet që të jetë rikthyer te skuadra e tij në Gjermani.

Gjasula para disa ditësh publikoi një videomesazh ku i falënderonte të gjithë tifozët dhe ata që e kishin mbështetur duke i dërguar mesazhe. Situatë jo e mirë për mesfushorin dhe gjendjen e tij fizike, pasi i duhet të jetë i gatshëm për ndeshjet e Kombëtares në muajin nëntor.

Related posts

SENSUALE DHE MAHNITËSE/ Rossi i LUMTUR me të DASHURËN e re (FOTO)

Isa.Autor

E BUJSHME/ Neymar mund ta mbyllë karrierën te ky ekip

Delo.autor

E BUJSHME NGA GJERMANIA/ Raiola gjen fajtorin për vështirësitë e Pogba, përdor Haaland për t’u “hakmarrë”

Delo.autor

Leave a Comment