Futboll Ligue 1

UCHL/ Emery: Real Madridi vazhdon të jetë ekipi më i mirë në botë

PSG nuk do ta nënçmojë Madridin, pavarësisht formës së dobët këtë sezon. Emery beson se ata janë edhe ekipi më i mirë në botë.
Trajneri i Paris Saint-Germain, Unai Emery, insiston se Real Madrid është ende ekipi më i mirë në botë, pavarësisht formës së dobët këtë sezon.

Liderët e Ligue 1 do të takohen me ekipin e Zinedine Zidane në 1/16 të Champions League, në një kohë kur Madridi është ‘krizë’.

Por, Emery thotë se nuk duhet nënvlerësuar Madridi, që është 19 pikë prapa Barcelonës në La Liga – sepse ata kanë lojtarë në skuadër që mund të zgjidhin ndeshjen në vetëm një moment.

“Aktualisht, Real Madridi është ekipi më i mirë në botë, duke u bazuar në numrin e trofeve të fituar dhe fakti se kanë lojtarët më të mirë në skuadër”, u shpreh Emery.

“Cristiano Ronaldo është shembull. Në ndeshje të mëdha, lojtarët më të mirë shfaqen. Ata kanë këso lloj lojtarësh, por edhe ne”.

Related posts

GODITJE E RËNDË, POR JO PËR BROJËN/ E konfirmon trajneri i Bërnlit, dëmtohet sulmuesi që u afrua nga Çelsi

F.autor

U MPOSHT ME PËRMBYSJE/ Ja statistika e tmerrshme pas disfatës shokuese të Manchester Cityt

Delo.autor

POLEMIKAT PËR GJESTIN NDAJ AGNELLI-T/ Gazetari i dorëzon “trofeun”, por Conte e… refuzon

Delo.autor

Leave a Comment