Të tjera

CAS përmbys vendimin ndërkombëtarëve, lejon 28 sportistë rusë të garojnë në Olimpiadë

Historia e skandalit doping që ka përfshirë spotrin rus ka marrë një tjetër drejtim, pasi Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë ka përmbysur vendimet e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) për pëzullimin e sportistëve. CAS ka kthyer pas vendimin për të përjashtuar përgjithnjë 28 sportistë rusë që kishin dalë pozitive në Lojërat Olimpike dimërore “Sochi 2014”, ndërkohë që kishin bërë apel 43 persona.

Tashmë i takon IOC-it të vendosë nëse 28 sportistët e shpallur të pafajshëm do të lejohen të garojnë në Olimpiadën “Pyeongchang 2018” që nis më shkurt apo jo. Këtë të shtunë do të zhvillohet një sesion i posaçëm i bordit drejtues të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, që do të diskutojë këtë situatë të krijuar. IOC ka lejuar 169 sportistë rusë që të garojnë në eventet ndërkombëtare, të konsideruar të “pastër”, por do të garojnë si neutralë.

Related posts

Federer pritet si mbret, qindra fansa në aeroport pas suksesit në Melburn

Q.Autor

TRAGJEDI NË BOTËRORIN E NOTIT/ Rrëzohet katit i dytë në një club nate, dy atletë të vdekur dhe…

Delo.autor

“TOKIO 2020″/ Njihuni me sportistet më seksi që kanë “tërbuar” rrjetin në Lojërat Olimpike (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment