Futboll Seria A

“Varfanjaku” i Serisë A, njihuni me rrogën qesharake të Gatuzos te Milani

Xhenaro Gatuzo ka vetëm disa muaj që drejton ekipin e parë të Milanit. Më parë, ish-mesfushori drejtonte ekipin e të rinjve të “Djallit”.

Por, megjithëse Gatuzo është graduar si trajneri i ekipit të parë, rroga e tij ka ngelur e njëjte si te ekipi i të rinjve. Lajmin e bën të ditur gazeta e përditshme italiane “La Gazzetta dello Sport” që aludon se rroga e trajnerit nuk ka ndryshuar, dhe italiani paguhet sipas kontratës të vjetër që kishin nënshkruar që kur mori drejtimin e të rinjve.

Gatuzo paguhet 120 mijë euro në sezon te Milani, që i bie vetëm 10 mijë euro në muaj. Shifër kjo qesharake për një trajner të Serisë A, dhe për më tepër një trajner që drejton Milanin.

Tekniku më i paguar në Seria A është ai i Juventusit, Maks Alegri, që paguhet 7 milion euro në sezon.

Related posts

BEFASIA/ Penallti e parë me Juventusin, shikoni çfarë bën Cristiano RONALDO (VIDEO)

Isa.Autor

NATIONS LEAGUE/ Asisti magjik nga Kovacic, Kroacia barazon ndaj Francës (VIDEO)

Delo.autor

TRONDITET BARCELONA/ Tottenham ngushton epërsinë ndaj katalansve (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment